Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Piloti i përfshirë në aferën e spiunazhit në Kosovë, deklarohet ministri kroat i Mbrojtjes: Këto janë incidente serioze që duhet të parandalohen

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/09/2025
in Lajme
0
Piloti i përfshirë në aferën e spiunazhit në Kosovë, deklarohet ministri kroat i Mbrojtjes: Këto janë incidente serioze që duhet të parandalohen
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, deklaroi se piloti i Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate, i përfshirë në aferën e spiunazhit në Kosovë, nuk ka pasur qasje në informacione konfidenciale që do të rrezikonin sigurinë e Ushtrisë Kroate, por se reputacioni i ushtrisë është dëmtuar.

Ai njoftoi se procedura ndaj oficerit do të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe se kontrolli brenda ushtrisë do të forcohet më tej.

“Këto janë incidente serioze që duhet të parandalohen”, theksoi ai, duke shtuar se tashmë ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes nga VSOA-ja (Shërbimi i Sigurisë Ushtarake).

Kujtojmë se piloti ushtarak kroat dhe e dashura e tij – një shtetase serbe nga Mitrovica e Veriut – u arrestuan në fund të korrikut me dyshimin për spiunazh në favor të Serbisë, raporton vijesti.ba.
Ata të dy shkëmbyen mesazhe përmes WhatsApp në të cilat ai i kaloi informacione konfidenciale në lidhje me lëvizjet dhe planet e forcave të KFOR-it në lidhje me situatën në veri të Kosovës, dhe ajo më pas ia kaloi ato figurave të larta në partinë Lista Serbe dhe madje edhe një gazetari nga një agjenci e njohur ndërkombëtare lajmesh.
Ndërkohë, duke komentuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci për blerje të përbashkët të armëve me Shqipërinë dhe Kroacinë, Anushiq tha se ajo mund të realizohet mes Shqipërisë dhe Kroacisë, sepse janë anëtare të NATO-s.

Kosova, sipas tij, ka kushte të ndryshme për blerjen e armëve, prandaj është e vështirë të arrihet një koalicion ku të tria shtetet mund të blejnë armë së bashku.

Related

Previous Post

Policia njofton se do të ketë mbyllje të disa rrugëve në Kosovë gjatë tri ditëve, përfshirë edhe Autostradën

Next Post

Mobilizim i madh për ish-krerët e UÇK: Deri tani, rreth 17 autobusë do të nisen për protestën në Hagë

Next Post
Mobilizim i madh për ish-krerët e UÇK: Deri tani, rreth 17 autobusë do të nisen për protestën në Hagë

Mobilizim i madh për ish-krerët e UÇK: Deri tani, rreth 17 autobusë do të nisen për protestën në Hagë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.