Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër udhëheqësit e Ukrainës, duke i akuzuar se nuk kanë treguar mirënjohje për përpjekjet e administratës së tij në drejtim të një marrëveshjeje paqësore.
Në një deklaratë të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh se Kievi “ka treguar mirënjohje zero”, ndërkohë që, sipas tij, vendet evropiane vazhdojnë të blejnë energji nga Rusia.
“Udhëheqja e Ukrainës nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Evropa ende vazhdon të blejë naftë nga Rusia. Unë kam trashëguar një luftë që s’duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është humbje për të gjithë,” shkroi ai.
Trump përsëriti pretendimin e tij se konflikti është pasojë e keqmenaxhimit diplomatik të administratave të mëparshme dhe se SHBA po punon për një plan të ri paqeje.
Sipas Trump, lufta ka sjellë pasoja të rënda humanitare dhe ka dëmtuar rëndë stabilitetin e rajonit.

