Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Plava: Murseli më premtoi 250 mijë euro që ta mbaj burgun

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/03/2026
in Lajme
0
Plava: Murseli më premtoi 250 mijë euro që ta mbaj burgun
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I akuzuari Granit Plava deklaroi para Gjykatës Themelore në Prishtinë se ishte marrë vesh me Naim Murselin që ta merrte përgjegjësinë për vrasjen e Liridona Ademajt ndonëse nuk e dinte se kush është viktima, dhe se shuma prej 30 mijë euro që u përmend në Polici ishte për të mos u përmendur shuma të mëdha. Tha se 250 mijë euro iu premtuan për periudhën sa do ta mbante burgun.

Sipas Plavës, dy ditë para ngjarjes kritike janë takuar me Naim Murselin, i cili e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar të takohen. Tha se fillimisht e takoi Kushtrim Kokallën në kafene, raporton “Betimi për Drejtësi“.

I akuzuari thotë se atë ditë u takua me Murselin, i cili i kishte thënë të mos flasë me askënd dhe ua kishte dhënë nga 3 mijë e 400 euro.

“M’i ka lanë në tavolinë edhe Kushtrimit i ka thanë diçka për gru t’vet kishte e ka pas te t’vetit edhe më tha mos fol hiç, masi u largu Kushtrimi se m’tha unë po shkoj në Tiranë me kry një punë e nashta vjen personi në fjalë me neve tu fol për viktimën- po emrin s’ma ka thanë kurrë”, tha Plava.

I akuzuari thotë se nga aty kishte vazhduar diku tjetër, ku kishte dalë për të pirë me paratë që i mori nga Plava, ndërkaq Murseli kishte vazhduar për në Tiranë.

Ai thotë se të gjitha takimet që i kishte me Naim Murselin i kishte me iniciativë të këtij të fundit dhe se asnjëherë as në telefon nuk e ka thirrë.

Në këtë seancë, Plava deklaroi se i akuzuari Murseli i kishte thënë që pasi të dalë nga burgu- pas dy vitesh, ngase rasti është i rëndë dhe para kësaj periudhe nuk mund ta nxjerrë, gjatë kësaj periudhe do kujdesej vetë Murseli për familjen e Plavës.

“Më ka ofru punën me 1300 euro rrogë, ki me kanë gjithmonë afër meje e Behgjet Pacollit”, deklaroi ai.

Këtyre premtimeve, i akuzuari thotë se u besonte derisa i shikonte edhe fotografitë e Murselit me persona të famshëm, përfshirë këngëtaren Rita Ora.

“Këto 30 mijë euro që kam thanë në Polici, për këtë e kemi pas marrëveshje me Naimin dhe ai e ka përmend këtë shumë në Polici për mos me u përmend shuma të mëdha. Në fakt, kanë pas me u dhanë 250 mijë euro, por jo menjëherë- por gradualisht”, thotë Plava.

Kjo shumë, sipas tij, ishte krahas punës që i ishte premtuar. Tha se shuma në fjalë do të ishte si dhuratë për mbajtjen e dy viteve burg.

“S’ki me i mbajt as dy vjet burg thojke. Ky le që s’më ka këqyr mu po as veten. M’ka marrë n’qaf edhe mu, gruja, fëmija. Kush m’i këqyr ata, se ky thojke kam me t’i këqyr, asnjëherë s’e ka thirrë familjen me ia dhanë asnjë ndihmë”, deklaron Plava.

I akuzuari tha se pasi kuptoi të nesërmen në mëngjes se kush ishte viktima, nuk e dinte se si të vepronte, sepse kishte frikë se do t’i ndodhte diçka familjes.

“Unë kam besu në ata që m’ka thanë Naimi, e tash po e vërej se në këtë punë s’ka të bëjë Behgjet Pacolli hiq, po vetë ky. Nuk e di çka kanë pas mes vete (Naimi dhe Liridona), asnjëherë s’më ka tregu se është gruaja e vet”, u shpreh ai.

Related

Previous Post

1 prilli afër: Kur vendos ZRrE për shtrenjtimin e rrymës

Next Post

Kosova drejt kolapsit? Kriza për presidentin trondit institucionet

Next Post
Kosova drejt kolapsit? Kriza për presidentin trondit institucionet

Kosova drejt kolapsit? Kriza për presidentin trondit institucionet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.