Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pluhuri i pushtetit: A shkon vendi në zgjedhje apo jo nëse deputetët nuk qëndrojnë në sallë për të votuar për presidentin?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/03/2026
in Lajme
0
Pluhuri i pushtetit: A shkon vendi në zgjedhje apo jo nëse deputetët nuk qëndrojnë në sallë për të votuar për presidentin?
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

5 marsi, e enjte, është dita e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti.

Pavarësisht se deri dje u tha që nëse kjo nuk ndodh vendi shkon në zgjedhje, pushteti po mendon ndryshe.

Më saktësisht, ish-zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruajti dje në rrjete sociale që nëse presidenti nuk zgjedhet si pasojë e mungesës së kuorumit, vendi nuk shkon në zgjedhje.

“Në zgjedhje shkohet vetëm nëse pas ezaurimit të tri votimeve asnjëri kandidatë për President në dy votimet e para nuk ka marrë së paku 80 vota dhe në votimin e tretë, së paku 61 vota. Ndryshe, nëse zgjedhet Presidenti pas 4 marsit 2026, mbi bazën e numrit të votave sipas nenit 86 të Kushtetutës, atëherë zgjedhja e tij, sipas po të njëjtit nen është kundërkushtetuese”, ka shkruar Sallahu.

“Në mënyrë që të parandalohet papërgjegjësia e deputetëve me mospjesëmarrje dhe mosvotim në seancë plenare, duke cenuar aktgjykimet mëhershme lidhur me obligimin e tyre në votim, atëherë posa të fillojë procedura e zgjedhjes së Presidentit, procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, me kërkesën për masë të përkohshme në mënyrë që afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit të Pezullohet”, tha ai.

Kjo nxiti reagime në diskutimet publike, duke aluduar se VV-ja po përgatitet për një krizë të re, duke adresuar çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka theksuar krejt të kundërtën.

Sipas tij, vendi shkon në zgjedhje nëse dështon zgjedhja e presidentit deri më 5 mars.

“Kalimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit – që është 5 e jo 4 marsi – e çon vendin në situatë të mospërmbushjes së një obligimi kushtetues. Një gjendje e tillë praktikisht mund të adresohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme. Sepse, nëse afatet varen nga vullneti për të nisur procedurat, atëherë ato humbin çdo kuptim. Kjo, sa për analogji, do të ishte njësoj sikur afati për konstituimin e Kuvendit të mos fillonte pa u thirrur mbledhja konstituive”, ka shkruar Cakolli në rrjetin social facebook.

“Mbi të gjitha, normat kushtetuese nuk mund të lexohen të izoluara dhe vetëm në mënyrë literale, sepse asnjë kushtetutë nuk mund të parashohë çdo situatë politike. Aq më pak që dështimi eventual i këtij procesi nuk do të jetë rezultat i ndonjë paqartësie kushtetuese, por i vullnetit politik. Apo, më saktë, i mungesës së tij për të gjetur zgjidhje”, tha ai.

Sipas Cakollit, për kriza politike, nuk duhet të synohet zgjidhja te Gjykata Kushtetuese.

“Edhe pse jemi veç katër ditë larg afatit të fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, duket se sërish “gara” po zhvillohet rreth asaj se kujt do t’i mbetet faji nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, në vend që angazhimi të përqendrohet në arritjen e një zgjidhje që i jep vendit stabilitet. Madje, kanë filluar të përmenden ide që krizat politike, të prodhuara artificialisht, t’i delegohen Gjykatës Kushtetuese, sikur ajo të ishte mekanizëm për zgjidhje politike”, ka shkruar ai.

Related

Previous Post

Arsenali ushtarak: Irani, SHBA-ja dhe Izraeli

Next Post

Haxhiu: Sot pritet të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës

Next Post
Haxhiu paralajmëron: Seanca e sotme e mundshme si e fundit e Kuvendit

Haxhiu: Sot pritet të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.