Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia arreston një person për kanosje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/10/2025
in Lajme
0
Policia arreston një person për kanosje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

16 Tetor 2025 | Prishtinë

Një incident është raportuar sot paradite pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për disa minuta u bllokua qarkullimi në rrugën “Ahmet Krasniqi” pas një rasti të dyshuar kanosjeje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Periskopin se policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informatës rreth orës 11:00 dhe ka arrestuar një person të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet nën intervistim.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar,” – tha Pllana.

Sipas informacioneve fillestare, rasti është trajtuar me kujdes për shkak të afërsisë me objektin diplomatik, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e incidentit.

Policia ka paralajmëruar se detaje të tjera do të bëhen publike pasi të përfundojë faza e parë e hetimeve./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Nait Hasani kërkon dorëheqjen e Memli Krasniqit: “Nëse ka moral ai dhe të tjerët që i mposhti Ramizi, duhet të largohen”

Next Post

Protesta në Tiranë, “Rruga e Kombit” pa pagesë më 17 dhe 18 tetor

Next Post
Protesta në Tiranë, “Rruga e Kombit” pa pagesë më 17 dhe 18 tetor

Protesta në Tiranë, “Rruga e Kombit” pa pagesë më 17 dhe 18 tetor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.