Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një punëtori në vendin e punës në Prizren, ku sipas raportit, thuhet se ka rënë nga një lartësi dhe ku nga lëndimet e rënda ka vdekur, shkruan Gazeta Metro.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se lidhur me rastin viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Besim Shala, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke punuar është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, inspektorët e punës dhe prokurori. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim/gazetametro.net