Javën e kaluar, Liga Arabe doli me deklaratë të përbashkët dhe dënoi terrorizmin e Hamasit për herë të parë. Edhe pse luftimet po vijojnë për gati dy vjet në Gaza dhe situata është e rënduar, terroristët e Hamasit vazhdojnë terrorin.
Por, në kryeqytetin e Kosovës, si duket disa qytetarë kanë tjera halle. I ashtuquajturi Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë shpërndau javën e kaluar thirrjen për një protestë apo ‘tubim paqësor’ për Gazën më 9 gusht. Ky tubim do bëhet në sheshin ‘Nënë Tereza’.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar sot për Gazetën Metro se në këtë datë nga ora 19 do të mbahet tubimi në fjalë, pa dhënë detaje se nga kush është thirrur ky aksion ‘simbolik’.
Sigurisht, këta protestues nuk do të protestojnë kundër djallëzisë së terroristëve të Hamasit, por kundër Izraelit dhe gjithçka për të cilën qëndron shteti hebre. Liga Arabe kërkon çrrënjosjen e Hamasit, midis Prishtinës i ofrohet një alto-parlant./gazetametro.net