Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia me aksion kundër lojërave të fatit në Prishtinë

Valon Arifi by Valon Arifi
07/07/2025
in Lajme
0
Policia me aksion kundër lojërave të fatit në Prishtinë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, ka njoftuat se ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit, bixhozit të jashtëligjshëm.

Operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25.04.2025, me ç’rast janë vëzhguar dhe verifikuar 91 lokale të ndryshme, ku në 60 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara.

– 15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave.

“Janë iniciuar 25 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si: organizim i lojërave të fatit, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, armëmbajtje pa leje, kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike.

– Janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme.

– Nga ta, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 26 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe:

18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.” – ka njoftuar Policia./Periskopi/

Related

Previous Post

Flet vëllai i Agon Zejnullahut: Jemi të tronditur me videot e arrestimit, për ne është vdekje e dyshimtë – kemi angazhuar avokat

Next Post

Tare: Ofertë e rëndësishme për Jasharin, lojtari dëshiron të luajë në Milan

Next Post
Tare: Ofertë e rëndësishme për Jasharin, lojtari dëshiron të luajë në Milan

Tare: Ofertë e rëndësishme për Jasharin, lojtari dëshiron të luajë në Milan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.