Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia ndalon dy shtetas serbë në Koshare

Valon Arifi by Valon Arifi
07/08/2025
in Lajme
0
Policia ndalon dy shtetas serbë në Koshare
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një veturë me dy persona, shtetas serbë, është ndaluar dje në zonën e Kosharës nga Policia e Kosovës.
Sipas dëshmitarëve okularë, disa çiklistë kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë (SJ-032-IT) dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Gjakovës. Policia ka reaguar me shpejtësi, duke u nisur drejt fshatit Koshare, ku edhe ka arrestuar dy personat e dyshuar, shtetas të nacionalitetit serb.

Arrestimi është kryer në fshatin Batushë, ndërsa sipas burimeve të gazetës “Epoka e Re”, të dyshuarit aktualisht ndodhen në stacionin policor të Gjakovës. Ndërkohë, automjeti i tyre është tërhequr me automjetin “marimangë” dhe është dërguar për në Gjakovë.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, nuk është konstatuar ndonjë shkelje ligjore, dhe personat janë liruar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Vlen të rikujtohet se vetëm disa ditë më parë, qendra.info kishte raportuar për vizitat e organizuara të serbëve lokalë nga veriu i Mitrovicës drejt Karaullës së Koshares, një zonë simbolike e luftës së UÇK-së. Kjo është parë si provokim nga qytetaret shqiptar te asaj zone./Qendra.Info

Related

Previous Post

Ish-ministri i MPB-së: Kosova ka mbetur pa ‘zot shtëpie’

Next Post

Spanja përjeton një ndër muajt më vdekjeprurës nga nxehtësia ekstreme

Next Post
Spanja përjeton një ndër muajt më vdekjeprurës nga nxehtësia ekstreme

Spanja përjeton një ndër muajt më vdekjeprurës nga nxehtësia ekstreme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.