Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Posta me pullë postare për 100-vjetorin e IKShPK-së

Për nder të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot vë në qarkullim një emision të veçantë pullash postare me titull “100-vjetori i punës së IKShPK-së”.

Valon Arifi by Valon Arifi
05/06/2025
in Lajme
0
Posta me pullë postare për 100-vjetorin e IKShPK-së
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një njoftimi të Postës, ky emision ka për qëllim të nderojë një shekull pune të palodhur dhe kontributin e jashtëzakonshëm të këtij instituti në mbrojtjen e shëndetit publik në vendin tonë.

Pulla postare shënon rëndësinë e themelimit të IKShPK-së, institucion kyç i cili vazhdon të mbetet shtyllë e fortë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të individit dhe shoqërisë, mbikëqyrjen e faktorëve mjedisor që ndikojnë në shëndet, parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe jo ngjitëse, si dhe promovimin e shëndetit gjatë tërë jetës.

“Pulla postare e 100-vjetorit është dedikim për profesionistët shëndetësorë, bashkëpunëtorët, studiuesit dhe mësimdhënësit të cilët, me përkushtim dhe pasion, kanë sfiduar çdo pengesë për të ndërtuar një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë”.

“Ky emision i veçantë i përbërë nga një pullë postare dhe një zarf i ditës së parë, do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë të tij. Bashkëpunimi mes Postës së Kosovës dhe IKShPK-së është një mundësi e shkëlqyer për të nderuar këtë trashëgimi të çmuar dhe për të frymëzuar brezat e ardhshëm në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik”.

Related

Previous Post

FSHF-ja del me sqarim publik për procesin e shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Next Post

“Air Albania” rikthehet në Arenën Kombëtare – FSHF firmos marrëveshjen e re 5-vjeçare për emërtimin e stadiumit

Next Post
“Air Albania” rikthehet në Arenën Kombëtare – FSHF firmos marrëveshjen e re 5-vjeçare për emërtimin e stadiumit

“Air Albania” rikthehet në Arenën Kombëtare – FSHF firmos marrëveshjen e re 5-vjeçare për emërtimin e stadiumit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.