Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidenca thotë se Osmani mori letër nga Trump: E falënderoi për lidershipin

Valon Arifi by Valon Arifi
05/08/2025
in Lajme
0
Presidenca thotë se Osmani mori letër nga Trump: E falënderoi për lidershipin
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca e Kosovës ka njoftuar sonte se presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letër nga presidenti amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit e quan atë ‘mikeshë të vërtetë të SHBA-së’, shkruan Gazeta Metro.

Në njoftim nuk është ndarë edhe letra zyrtare prej presidentit amerikan, mirëpo thuhet se ai e ka falënderuar presidenten Osmani për lidershipin e saj.

“Sot, Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë”, thotë Presidenca.

Pastaj, Presidenca ndan një pjesë të letrës së ardhur nga presidenti i SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta,” ka theksuar presidenti Trump në letrën e tij, sipas Presidencës së Kosovës.

Në fund, Presidenca e Kosovës thotë se presidenti Trump u shpreh i gatshëm të punojë më Osmanin në të ardhmen, si dhe ndau përshëndetje edhe nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump./gazetametro.net

Related

Previous Post

‘Përgatitet terreni’ – Abrashi s’pranon vendimin e Kushtetueses nëse i merret e drejta VV’së

Next Post

Presidentja që i shpalli luftë shtetit të vet

Next Post
Presidentja që i shpalli luftë shtetit të vet

Presidentja që i shpalli luftë shtetit të vet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.