Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidenti Erdoğan mbërrin në SHBA për fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/09/2025
in Lajme
0
Presidenti Erdoğan mbërrin në SHBA për fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në SHBA për t’iu drejtuar sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë, raporton Anadolu.

Para se të nisej në New York, Erdoğan tha se do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të martën, ditën e parë të bisedimeve të nivelit të lartë.

“Me rastin e Asamblesë së Përgjithshme, do të theksoj edhe një herë qëndrimin tonë që pasqyron ndërgjegjen e njerëzimit, zgjidh problemet dhe kontribuon në zgjidhjen e problemeve. Në fjalimin tim, do të përmend katastrofën humanitare dhe mizoritë në Gaza”, u tha Erdoğan gazetarëve.

Erdoğan tha se ajo që e dallon Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti nga të mëparshmet është se shumë vende do të shpallin njohjen e tyre të shtetit të Palestinës.

“Shpresojmë që këto vendime për të njohur Palestinën do t’i shtojnë vrull zbatimit të zgjidhjes me dy shtete”, shtoi ai.

Erdoğan tha se gjithashtu do të zhvillojë bisedime me homologët e tij nga shumë vende në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme, si dhe me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të cilit iu dha viza nga Washingtoni dhe do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme për herë të parë që nga marrja e detyrës dhjetorin e kaluar.

“Për më tepër, është jashtëzakonisht e këndshme për ne që administrata e re e fqinjit tonë, Sirisë, e cila fitoi lirinë me revolucionin e 8 dhjetorit pas një periudhe 14-vjeçare të përgjakshme dhe të errët, gjithashtu do të jetë atje”, tha Erdoğan.

Më parë, të enjten, Erdoğan gjithashtu tha se do të vizitojë Washingtonin për t’u takuar me presidentin Donald Trump.

“Gjatë takimit tonë, do të diskutojmë çështje që synojnë forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh, me fokus në tregti, investime dhe industrinë e mbrojtjes. Çështjet rajonale do të jenë në krye të agjendës sonë”, tha ai.

Erdoğan në New York gjithashtu do të takohet me qytetarë turq që jetojnë në SHBA dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të grupeve të mendimit dhe anëtarë kryesor të komunitetit të biznesit amerikan.

Related

Previous Post

Reali mposht edhe Espanjolin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.