Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja e Maqedonisë së Veriut reagon pas thirrjeve raciste: “Jemi të turpëruar nga ajo që ndodhi në Kumanovë”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/08/2025
in Lajme
0
Presidentja e Maqedonisë së Veriut reagon pas thirrjeve raciste: “Jemi të turpëruar nga ajo që ndodhi në Kumanovë”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve skandaloze me përmbajtje raciste e fashiste të bëra nga disa tifozë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë më 2 gusht.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur incidentin një “turp kombëtar” dhe ka theksuar se urrejtja e shfaqur në tribuna nuk ka goditur vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e vendit.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm… disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë — por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten”, ka shkruar presidentja.

Thirrje për reflektim dhe edukim

Siljanovska Davkova vuri theksin te nevoja për një edukim më të mirë sportiv dhe qytetar, duke thënë se “mësimi i parë se si të brohorasësh nis në shtëpi e më pas në shkolla”. Ajo theksoi se shteti duhet të ndërhyjë për të parandaluar kthimin e arenave sportive në “skena urrejtjeje”.

“Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të shndërrohen në arena tifozësh gladiatorësh. Na duhet një alfabet i ri i brohoritjes si kënaqësi sportive.”

Thirrje naziste në prani të zyrtarëve të lartë

Thirrjet “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”, të bëra nga një grup tifozësh gjatë ndeshjes, janë konsideruar nga shumë si të ngjashme me retorikën e skajshme naziste. Ato u dëgjuan në prani të kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë.

Edhe pse Mickoski deklaroi se nuk i kishte dëgjuar thirrjet, ai më vonë i dënoi ato si të papranueshme dhe bëri thirrje për mbështetje sportive korrekte.

Reagime dhe hetime

Incidenti ka shkaktuar reagime të forta në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. Shumë figura politike dhe organizata të shoqërisë civile e kanë dënuar ashpër ngjarjen, duke kërkuar ndëshkim për autorët.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetimet për thirrjet, duke shqyrtuar elemente të mundshme të një vepre penale të bazuar në gjuhë urrejtjeje.

Ngjarja ka rihapur debatet mbi tolerancën ndëretnike në vend dhe sfidat e bashkëjetesës në një shoqëri multietnike si ajo e Maqedonisë së Veriut.

Related

Previous Post

Sveçla përgëzon IPK-në për arrestimet: Krimi nuk ka vend në Polici

Next Post

Arrestohet Behar Preniqi nga Serbia – Familjarët: Ishte fëmijë gjatë luftës, akuzat s’kanë asnjë bazë

Next Post
Arrestohet Behar Preniqi nga Serbia – Familjarët: Ishte fëmijë gjatë luftës, akuzat s’kanë asnjë bazë

Arrestohet Behar Preniqi nga Serbia – Familjarët: Ishte fëmijë gjatë luftës, akuzat s’kanë asnjë bazë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.