Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Në një takim me liderët e partive politike u diskutuan datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja: ndërsa disa propozime ishin për 21 dhjetorin, është preferuar më së shumti data 28 dhjetor.
Partia Guxo, përfaqësuar nga Faton Peci, argumentoi se data 28 dhjetor është më e përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve, përfshirë lehtësinë e pjesëmarrjes së diasporës dhe përgatitjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit.

