Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Osmani udhëton drejt Tiranës për protestën “Liri për Çlirimtarët”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
17/10/2025
in Lajme
0
Presidentja Osmani udhëton drejt Tiranës për protestën “Liri për Çlirimtarët”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 17 tetor 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar me moton “Liri për Çlirimtarët”, e cila organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Pamjet e siguruara nga Report.tv dhe të transmetuara nga Periskopi tregojnë eskortën zyrtare të presidentes teksa kalon kufirin Kosovë–Shqipëri, në një kohë kur dhjetëra automjete të tjera të pajisura me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë po udhëtonin drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në tubim.

Protesta pritet të nisë sot pasdite, në orën 17:00, në Tiranë, dhe ka për qëllim të shprehë mbështetjen ndaj luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në ngjarje pritet të marrin pjesë edhe figura politike nga Shqipëria, kryesisht nga radhët e mazhorancës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të jetë i pranishëm në protestë. Një ditë më parë, ai kritikoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen e dhënë vite më parë për ngritjen e Dhomave të Specializuara të Hagës.

Related

Previous Post

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, mbërrin në Tiranë pas ecjes 260 km nga Prishtina

Next Post

“Presheva është me Ju” — qytetarët e Preshevës nisen drejt Tiranës për protestën “Liri për Çlirimtarët”

Next Post
“Presheva është me Ju” — qytetarët e Preshevës nisen drejt Tiranës për protestën “Liri për Çlirimtarët”

“Presheva është me Ju” — qytetarët e Preshevës nisen drejt Tiranës për protestën “Liri për Çlirimtarët”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.