Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prishtina i jep zë kujtimit të Martinit – zbulohet pllaka përkujtimore te Kafet e Rakisë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
25/08/2025
in Lajme
0
Prishtina i jep zë kujtimit të Martinit – zbulohet pllaka përkujtimore te Kafet e Rakisë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 25 gusht 2025
– Sonte në orën 21:30, në rrugën “2 Korriku”, të njohur ndryshe si “kafet e rakisë”, do të vendoset një pllakatë përkujtimore në nder të Martin Hajdarit, themeluesit të lokalit ikonik “Te Martini”, një simbol i jetës urbane dhe kulturore të kryeqytetit.

Ceremonia përkujtimore do të mbahet para lokalit që për dekada ishte shtëpia e shumë brezave, artistëve, studentëve dhe qytetarëve që e ndienin veten pjesë e frymës unike që Martini krijoi.

“Martini nuk ishte thjesht një emër. Ai ishte një gjendje, një ndjesi, një mik i përhershëm për Prishtinën,” tha një nga frekuentuesit e vjetër të lokalit.

Pllaka përkujtimore, që do të vendoset në hyrje të lokalit, do të shërbejë si kujtim i përhershëm për njeriun që krijoi një hapësirë të veçantë në zemër të Prishtinës, e cila nuk u bë kurrë thjesht një kafene – por një pikëtakim emocionesh, ngjarjesh e kujtimesh.

Martin Hajdari ndërroi jetë më 3 maj 2025, por trashëgimia e tij vazhdon të jetojë mes rrugëve të qytetit dhe kujtimeve të njerëzve që ai i bashkoi.

Related

Previous Post

Hapësira të reja leximi për fëmijët e Prishtinës në Pallatin e Rinisë

Next Post

Trump: “Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn, sepse nuk e pëlqen”

Next Post
Trump: “Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn, sepse nuk e pëlqen”

Trump: “Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn, sepse nuk e pëlqen”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.