Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prizrenasi 30 vjeçar përdhunon të miturën 15 vjeçare, i dyshuari në mbajtje

Një 30-vjeçar është arrestuar të premten në Prizren, nën dyshimin për dhunim të një vajze 15 vjeçare, përcjell Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
26/07/2025
in Lajme
0
Prizrenasi 30 vjeçar përdhunon të miturën 15 vjeçare, i dyshuari në mbajtje
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti është zbuluar rreth orës 17:00, gjatë një patrullimi rutinë të Policisë në rrugën “11 Maji”. Njësia policore ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes, në të cilën ndodheshin një burrë dhe një vajzë. Shoferi ishte A.D., rreth 30 vjeç, ndërsa pasagjere një vajzë rreth 15-vjeçare.

Pas verifikimit të identitetit të të miturës, është kontaktuar nëna e saj, e cila është paraqitur në vendngjarje. Të dyja janë shoqëruar më pas në Stacionin Policor në Prizren.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë një interviste me hetuesen kujdestare dhe në prani të nënës së saj, e mitura ka deklaruar se kishte pasur marrëdhënie intime me të dyshuarin në disa raste.

Pas këtyre deklaratave, në rast janë përfshirë njësitë relevante, përfshirë Hetimet Rajonale, Qendrën për Punë Sociale dhe Prokurorinë për të Mitur.

Ndaj A.D. është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunim” dhe me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë./gazetametro.net

Related

Previous Post

Krim tronditës në Fier: Arrestohet i dashuri 55-vjeçar i vajzës si bashkëpunëtor në vrasjen e babait

Next Post

5 Pijet që Duhet t’i Konsumoni në Mbrëmje për të Detoksifikuar Mëlçinë gjatë Gjumit

Next Post
5 Pijet që Duhet t’i Konsumoni në Mbrëmje për të Detoksifikuar Mëlçinë gjatë Gjumit

5 Pijet që Duhet t’i Konsumoni në Mbrëmje për të Detoksifikuar Mëlçinë gjatë Gjumit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.