Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Procedura, afatet dhe pasojat | Si mund të shkojë Kosova në zgjedhje nëse dështon zgjedhja e Presidentit?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/02/2026
in Lajme
0
Procedura, afatet dhe pasojat | Si mund të shkojë Kosova në zgjedhje nëse dështon zgjedhja e Presidentit?
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka përmbyllur në pak ditë disa prej proceseve më të rëndësishme institucionale: konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë së re, miratimin e buxhetit për vitin aktual dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Por një tjetër sfidë e rëndësishme e pret skenën politike të Kosovës, zgjedhja e presidentit të ri.

 

Afatet kushtetuese tashmë kanë hyrë në fazën vendimtare dhe çdo dështim për ta zgjedhur kreun e shtetit jo vetëm që do të prodhonte vakum institucional, por mund të çojë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Njohës të së drejtës kushtetuese paralajmërojnë se, nëse Kuvendi nuk arrin të sigurojë shumicën e nevojshme, vendi hyn automatikisht në një cikël të ri zgjedhor.

Baraliu: Deri më 4 mars duhet të bëhet zgjedhja e presidentit, nëse s’zgjidhet presidenti, detyrën e merr kryetarja e Kuvendit

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se Kushtetuta e përcakton qartë afatin dhe hapat proceduralë për zgjedhjen e presidentit . Sipas tij, zgjedhja e presidentit duhet të nisë rreth një muaj para përfundimit të mandatit aktual. Nëse kjo nuk ndodh, aktivizohen dispozitat kushtetuese që parashohin afate të tjera, përfshirë mundësinë që brenda 60 ditësh nga formimi i Kuvendit të përmbyllet zgjedhja e kreut të shtetit.

 

‘’ Procedura shkon një muaj përpara se të kryhet mandati duhet të bëhet zgjedhje dhe nëse nuk bëhet duhet zbatohet dispozitë tjetër e Kushtetutës  e cila e parasheh mundësinë që 60 ditë pas formimit të kuvendit brenda dite duhet te behet zgjidhja e presidentit po ne atë rast rolin e ushtruesit të detyrës se presidentin me rastin e kalimit te mandatit deri me 4 prill’’, tha profesori Baraliu.

Baraliu tha se në rast se mandati përfundon dhe procedurat nuk janë kryer deri më 4 prill, rolin e ushtruesit të detyrës së presidentit e merr kryetarja e Kuvendit, ndërsa brenda afatit 60-ditor duhet të përfundojë procesi i zgjedhjes.

‘’ Nëse deri atëherë nuk kryhen procedurat e merr kryetarja e kuvendit dhe kështu brenda 60 dite duhet te kryhet procedura’’, deklaroi Baraliu.

Baraliu konsideron se skenari më i favorshëm do të ishte që zgjedhja të kryhej brenda një muaji, konkretisht deri më 4 mars. Në të kundërtën, ai sugjeron se një dorëheqje e presidentes para kësaj date do të hapte rrugë për ushtrimin e detyrës nga kryetarja e Kuvendit, duke shmangur kështu rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme.

‘’ Me e mira do te ishte që procedura te kryhej brenda një muaji, me fjale te tjera deri8 me 4 mars duhet te behej zgjedhja e presidentit nëse kjo nuk behet me mire do te ishte te japë presidentja e vendit dorëheqje para datës 4 mars ne mënyrë që te hapet mundësia që ta marrë detyrën në ushtrim e sipër kryetarja e kuvendit që të mos shkojmë në zgjedhje të parakohshme’’, vlerëson profesori i së drejtës kushtetuese.

 

Baraliu: Zgjedhja e presidentit duhet të ndodhë patjetër, mungesa e institucioneve- vetëvrasje politike

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një prononcim për FrontOnline tha se dështimi për të zgjedhur presidentin do të ishte i pafalshëm për subjektet politike, pasi vendi tashmë ka pësuar pasoja nga përplasjet dhe inatet politike.

Ai paralajmëron se një rikthim në zgjedhje do të sillte humbje të mëdha institucionale dhe politike, duke e cilësuar mungesën e institucioneve funksionale si vetëvrasje politike.

‘’Do të duhej të zgjidhej presidenti gjithsesi sepse nuk i falet asnjë subjekti politik nëse nuk zgjidhet sepse Kosova ka humbur shumë, për shkak te inateve politike, ose shkohet përsëri në zgjedhje. Humbjet janë të jashtëzakonshme, institucionet na duhen shume sepse nëse si kemi është humbje e madhe dhe vetëvrasje politike për te gjithë’’, thotë Baraliu.

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Nëse s’zgjidhet presidenti, vendi shkon automatikisht në zgjedhje

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka sqaruar procedurën konkrete që duhet ndjekur në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, fillimisht kandidatura për president duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime të deputetëve dhe në garë duhet të jenë minimumi dy kandidatë. Ai thotë se për zhvillimin e votimit kërkohet kuorum prej 80 deputetësh të pranishëm në sallë.

‘’Duhet t’i marr 30 nënshkrime minimumi nga deputetet, pastaj minimumi duhet te jene dy kandidate, kuorumi është 80 deputete te pranishëm ne salle’’, tha Kryeziu për FrontOnline.

Kryeziu shpjegon se në dy raundet e para kandidati duhet të marrë 80 vota për t’u zgjedhur president. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë në raundin e tretë president bëhet kandidati që siguron së paku 61 vota, por sërish me kusht që në seancë të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

‘’Nëse nuk zgjidhet me 80 vota herën e pare dhe herën e dyte, atëherë kandidati i cili merr 61 vota minimumi behet President por përsëri kuorumi duhet te jete 80 deputete’’, deklaroi Kryeziu për FrontOnline.

Kryeziu tha se në rast se edhe pas këtyre procedurave Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë kreun e shtetit, atëherë vendi hyn në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

‘’Ne qoftë se nuk ndodh kjo atëherë shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme’’, tha Kryeziu.

Profesori i të drejtës penale: Vjosa Osmani duhet të jetë kandidate për presidente, është e pranueshme ndërkombëtarisht

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihu, më e mira është që partitë politike të arrijnë një marrëveshje paraprake për kandidatin për president.

Ai tha për Front Online se çdo vonesë në arritjen e një marrëveshjeje nuk do të ishte e favorshme për vendin.

‘’Më e mira është që të merren vesh partitë mes vete paraprakisht për kandidatin për president , nëse nuk mirën vesh nuk do të jetë mirë. Këtu tash sipas kësaj që po shoh ka pak shtyrje për marrëveshje unike, e mira ë së mirës është të merren vesh partitë për kandidatin’’, tha Salihu për Front Online.

Salihu thotë se presidentja aktuale ka punuar mirë deri tani dhe konsiderohet e pranueshme si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, ajo duhet të jetë kandidate për president me marrëveshje mes subjekteve politike.

‘’Presidentja aktuale me punën e saj të deri tanishme ka performuar mirë , është e pranueshme në BE por edhe në Amerikë, sipas mendimit tim ajo duhet të jetë kandidate me marrëveshje  për presidente’’, tha Salihu.

Salihu  shton se nëse nuk arrihet marrëveshje dhe propozohet një kandidat që nuk fiton shumicën, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, gjë që sipas tij nuk është në interes të Kosovës.

‘’Nëse nuk merren vesh, nuk arrihet marrëveshje për president nga subjektet politike pozite-opozite, dhe nëse shkohet me kandidat që nuk fiton shumicën vendi shkon ne zgjedhje, te shkohet në zgjedhje te parakohshme për mendimin tim nuk është në interes të Kosovës’’, deklaroi Salihu.

Salihu: Presidenti në të ardhmen duhet të zgjidhet nga qytetarët

Ismet Salihu, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës në një prononcim për Front Online tha se është e nevojshme që në të ardhmen presidenti i Kosovës të zgjidhet nga votuesit, në mënyrë që të ketë mbështetje më të fortë qytetare. Ai shpreh shpresën që zgjedhja e presidentit të bëhet brenda afateve kushtetuese, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme, të cilat nuk do të ishin të favorshme për vendin.

‘’ Në të ardhmen është mirë që presidenti të zgjidhet me votat e qytetarëve , shpresoj të zgjidhet presidenti sepse nuk është mirë për Kosovën të shkojë në zgjedhje prapë’’, tha Salihu.

 Njohësi i çështjeve kushtetuese: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Kolë Krasniqi, ka sqaruar për FrontOnline procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se procesi kërkon konsensus të gjerë politik dhe se dështimi i tij prodhon pasoja të menjëhershme institucionale.

‘’ Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të funksionimit të rendit kushtetues. Në një sistem parlamentar si ai i Kosovës, Presidenti nuk është rezultat i votës së drejtpërdrejtë popullore, por produkt i një procedure parlamentare, e cila kërkon konsensus të gjerë politik’’, tha Krasniqi për FrontOnline.

Sipas Krasniqit , në bazë të Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me një procedurë në tri raunde votimi. Kandidati duhet të mbështetet nga të paktën 30 deputetë, ndërsa në dy raundet e para nevojiten 80 vota, përkatësisht dy të tretat e të gjithë deputetëve. Vetëm në raundin e tretë kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash, ndërmjet dy kandidatëve më të votuar.

‘’Sipas Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me një procedurë të strukturuar në tri raunde votimi. Kandidati për President duhet të mbështetet nga të paktën tridhjetë deputetë. Në raundin e parë dhe të dytë kërkohet shumicë e cilësuar prej dy të tretash të të gjithë deputetëve, pra 80 vota nga 120. Kjo kërkesë e lartë votash synon të imponojë dialog dhe marrëveshje ndërmjet pozitës dhe opozitës. Vetëm në raundin e tretë, nëse dy raundet e para dështojnë, mjafton shumica e thjeshtë prej 61 votash, dhe zgjedhja bëhet ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë më së shumti vota’’, tha Krasniqi për FrontOnline.

Ai paralajmëron se nëse Presidenti nuk zgjidhet as në raundin e tretë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

‘’Ne këtë rast kuvendi shpërndahet dhe duhet të mbahen zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh. Kjo dispozitë kushtetuese është konfirmuar edhe nga jurisprudenca e Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila ka theksuar se dështimi i zgjedhjes së Presidentit prodhon detyrimisht shpërndarjen’’, tha Krasniqi./Demokracia

Related

Previous Post

Ronaldo investon në futboll, blen 25% të aksioneve te skuadra spanjolle

Next Post

Numri një i Ambasadës së SHBA-së shihet duke shkuar në takim te presidentja Osmani, s’flet për media

Next Post
Numri një i Ambasadës së SHBA-së shihet duke shkuar në takim te presidentja Osmani, s’flet për media

Numri një i Ambasadës së SHBA-së shihet duke shkuar në takim te presidentja Osmani, s’flet për media

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.