Nisma Socialdemokrate ka prezantuar një nga kandidaturat më të spikatura në listën e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit – Prof. Dr. Artan Nimanin, ish-Rektorin e Universitetit të Gjakovës dhe një prej ekspertëve më të njohur të ekonomisë dhe arsimit në vend. Ai garon me numrin 7, në listën me numër rendor 122.
Prof. Dr. Nimani njihet për angazhimin e tij të gjatë akademik dhe për përvojën e tij të gjerë menaxheriale. Gjatë mandatit si Rektor, Universiteti i Gjakovës përjetoi një transformim të ndjeshëm, duke u konsoliduar si një institucion i besueshëm dhe me standarde të larta profesionale. Vlerësimet e shumta për punën e tij, si dhe rritja e kapaciteteve të universitetit, e kanë pozicionuar atë si një prej figurave më serioze në fushën e arsimit të lartë në Kosovë.
Në garën për Kuvend, Nimani synon të sjellë të njëjtën qasje profesionale dhe të bazuar në integritet, me theks të veçantë në avancimin e arsimit, forcimin e ekonomisë dhe zhvillimin e politikave publike të përgjegjshme. Sipas tij, vendi ka nevojë për njerëz që e njohin mirë sistemin, sfidat dhe mundësitë, dhe që janë të gatshëm të kontribuojnë me vizion dhe përvojë konkrete.
Me numrin 7 në listën 122, Prof. Dr. Artan Nimani shihet si një prej kandidatëve që mund të sjellë frymë të re profesionale në Kuvendin e Kosovës.

