Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria intensifikon hetimet për “grantet”: Peci po merret në pyetje sot, Fitore Pacolli ishte dje

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/01/2026
in Lajme
0
Prokuroria intensifikon hetimet për “grantet”: Peci po merret në pyetje sot, Fitore Pacolli ishte dje
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale.

Burimet e Paparacit thojnë se Peci po merret në pyetje për grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë në kohën sa ai udhëhiqte me këtë dikaster qeveritar.

Intervistimi i ish-ministrit të Bujqësisë është duke vazhduar.

Prokuroria Speciale ka intensifikuar hetimet për “grantet” e Ministrisë së Bujqësisë, nga të cilat dyshohet se përfituan familjarë të pushtetarëve, përfshirë vëllain e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Në kuadër të thellimit të hetimeve për këtë rast, Prokuroria Speciale ka intervistuar të enjten ish-deputeten Pacolli, tha ky medium.

Afera e granteve të Ministrisë së Bujqësisë “shpërtheu” në nëntorin e vitit 2024, kur eksponentë opozitarë hodhën dyshime për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve në bujqësi.

Sipas denoncimeve që erdhën nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ministria e Bujqësisë i kishte dhënë grant në vlerë rreth 100 mijë euro kompanisë “Alda Farm Ria” në pronësi të Blerim Pacolli, vëllait të ish-kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacollit.

Related

Previous Post

Artan Behrami: EULEX-i është dora e zgjatur e Gjykatës Speciale në Kosovë

Next Post

Arrestohet zyrtari i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Next Post
Arrestohet zyrtari i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Arrestohet zyrtari i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.