Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për një pjesëtar të Njësisë Speciale në Mitrovicë – dyshohet për katër vepra penale

Valon Arifi by Valon Arifi
04/09/2025
in Lajme
0
Prokuroria kërkon paraburgim për një pjesëtar të Njësisë Speciale në Mitrovicë – dyshohet për katër vepra penale
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale M.L., pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë në Mitrovicë.

Ai po hetohet për përfshirje në katër vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës zyrtare, zbulim të fshehtësisë zyrtare, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Sipas Prokurorisë, më 2 shtator 2025, në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, i dyshuari M.L., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si zyrtar policor, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme duke marrë një person tjetër nga banesa e tij dhe duke e larguar në drejtim të Prishtinës. Dyshohet se veprimi është bërë me qëllim përfitimi personal dhe përfitimi të dobisë pasurore për palë të treta.

Gjithashtu, sipas hetimeve, më 18 qershor 2025, i njëjti zyrtar policor ka komunikuar me të njëjtin person përmes telefonit dhe e ka informuar për një hetim të mundshëm ndaj tij, duke shkelur detyrën dhe duke zbuluar informata të ndjeshme zyrtare.

Prokuroria gjithashtu bën të ditur se në shtëpinë e të pandehurit në Vushtrri janë gjetur fishekë, ndërsa në një rast tjetër, në një lokal nate, M.L. dyshohet se ka shtënë me armë zjarri shtatë deri në tetë herë, ndërsa një ditë tjetër tre herë të tjera. Pamjet e këtyre të shtënave janë publikuar në rrjete sociale, ndërsa posedimi dhe përdorimi i armës është bërë në kundërshtim me Ligjin për armët.

Gjatë bastisjes së mbrëmshme në shtëpinë dhe veturën e të dyshuarit, policia ka sekuestruar dy telefona dhe një sasi fishekësh.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin M.L. do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Related

Previous Post

“Ekuilibri i Vërtetë: Nexhmedin Saqipi dhe filozofia e Bruce Lee për jetën”

Next Post

‘Racizëm e diskriminim’: Shqipëria dënohet me 161 mijë dollarë nga FIFA për ndeshjen me Serbinë

Next Post
‘Racizëm e diskriminim’: Shqipëria dënohet me 161 mijë dollarë nga FIFA për ndeshjen me Serbinë

‘Racizëm e diskriminim’: Shqipëria dënohet me 161 mijë dollarë nga FIFA për ndeshjen me Serbinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.