Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria Speciale konfirmon: Rozeta Hajdari e pandehur në hetimet për rezervat shtetërore

Enesa Veseli by Enesa Veseli
31/07/2025
in Lajme
0
Prokuroria Speciale konfirmon: Rozeta Hajdari e pandehur në hetimet për rezervat shtetërore
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht se ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është thirrur për t’u deklaruar si e pandehur në kuadër të hetimeve për aferën e rezervave shtetërore.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, e cila ka sqaruar se ftesa për Hajdarin është bërë në përpjekje për të ndriçuar plotësisht dhe drejtë gjendjen faktike të rastit.

“Znj. Rozeta Hajdari është ftuar në cilësinë e të pandehurës në hetimet për rastin ‘Rezervat shtetërore’. Qëllimi i kësaj thirrjeje është sqarimi i të gjitha dyshimeve që janë objekt i hetimeve,” ka deklaruar Luta për Teve1.

Sipas saj, Hajdari ka vendosur të ushtrojë të drejtën e saj ligjore për të qëndruar në heshtje, njëjtë si gjatë paraqitjes së saj të parë për këtë rast.

“Rasti po trajtohet në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale,” ka shtuar Luta.

Ndërkohë, hetimet për këtë aferë të ndjeshme vazhdojnë me intensitet, teksa Prokuroria Speciale po synon të zbardhë të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e përfshira në këtë çështje.

Related

Previous Post

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

Next Post

Bllokada në Kuvend paralizon 17 institucione të pavarura në Kosovë

Next Post
Bllokada në Kuvend paralizon 17 institucione të pavarura në Kosovë

Bllokada në Kuvend paralizon 17 institucione të pavarura në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.