Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Pronarët shqiptarë të restoranteve në SHBA kërkojnë ndihmë

Fati i qindra mijëra restoranteve në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës varet nga ky fond. Pronarët, punëtorët, klientët e tyre kishin shpresa të mëdha se Plani Amerikan i Shpëtimit, Akti 2021 do t’i ndihmonte të përballeshin me fatkeqësinë financiare që u solli pandemia COVID-19.

Gerrnaçi by Gerrnaçi
07/07/2021
in Category
0
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për fat të keq, fondet janë shterur pak ditë më parë. Ashtu si ishte parashikuar e paralajmëruar nga një numër ekspertësh shuma prej 28,6 miliardë dollarësh (shuma e madhe në dukje, por një pikë ujë në oqeanin e gati 2 trilionë dollarëve të paketës federale të aprovuar nga Kongresi dhe të zbatuar nga Administrata Biden) doli e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesës së dëshpëruar të restoranteve të shpartalluara ekonomikisht prej paralizimit të detyruar të jetës sociale.Për fat të keq, fondet janë shterur pak ditë më parë. Ashtu si ishte parashikuar e paralajmëruar nga një numër ekspertësh shuma prej 28,6 miliardë dollarësh (shuma e madhe në dukje, por një pikë ujë në oqeanin e gati 2 trilionë dollarëve të paketës federale të aprovuar nga Kongresi dhe të zbatuar nga Administrata Biden) doli e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesës së dëshpëruar të restoranteve të shpartalluara ekonomikisht prej paralizimit të detyruar të jetës sociale.

Kuptohet që kjo situatë ka lënë pas shumë konfuzion, frikë, dhe zemërim. Humbjet financiare kanë qenë të detyruara nga masat e imponuara të autoriteteve, jo nga gabime e mungesë suksesi nga restorantet. Bizneset që kanë kërkuar ndihmë janë në prag të falimentimit të plotë. Është një garë kundër kohës, sepse për ironi, kufizimet zyrtare janë hequr e klientët po kthehen e tavolinat po mbushen plot, por bashkë me ta po vijnë edhe afatet e fundit për të paguar faturat e lëna nga më shumë se një vit lëngimi ekonomik. Duhet vetëm pak kohë për t’u ringritur në këmbë. Kjo pak kohë pritej të fitohej nga ndihma ekonomike. Një ndihmë që do të ishte fituese për të gjithë.

Related

Previous Post

Grupi muzikor arbëresh “Shega” gati publikimin e albumit parë

Next Post

Marital relationship Tips and Advice to enhance Your Romance

Next Post

Marital relationship Tips and Advice to enhance Your Romance

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.