Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pronari i lokalit vrau klientin, ngarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit: Detaje të reja për krimin në Gjakovë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/03/2026
in Lajme
0
Pronari i lokalit vrau klientin, ngarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit: Detaje të reja për krimin në Gjakovë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i disa të shtënave me armë zjarri në mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Lumni Graishta, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka dhënë detaje për ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku pronari po dyshohet se ka qëlluar në klientin e tij.

“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është në arrati.

“I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitet policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokuroeit të shtetit”, tha ai.

Jozyrtarisht është raportuar se i dyshuar është pronari i një lokali të njohur në Gjakovë.

Prokuroria dhe Policia po merren intensivisht me hetimet e rastit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi.

Ai ka thënë se i dyshuari është identifikuar por ndodhet në arrati.

“Është inicuar rast për vepren penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Domi.

Related

Previous Post

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Next Post

Gërxhaliu: Atë që e ke blerë vitin e kaluar me 100 euro, sivjet e paguan me 140

Next Post
Gërxhaliu: Atë që e ke blerë vitin e kaluar me 100 euro, sivjet e paguan me 140

Gërxhaliu: Atë që e ke blerë vitin e kaluar me 100 euro, sivjet e paguan me 140

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.