Një grup serbësh nga Kosova, të cilët pretendojnë se kanë humbur vendet e punës për shkak të kandidimit në zgjedhjet lokale që po afrohen, kanë dorëzuar një letër proteste në sportelin e Qeverisë së Serbisë.
Ata kanë ardhur në Beograd për të organizuar një protestë përpara ndërtesës së Qeverisë, me qëllim që të tërheqin vëmendjen ndaj problemeve me të cilat po përballen.
Ata theksojnë se, përveç presioneve nga Prishtina, po vuajnë edhe nga keqtrajtimi i njerëzve të emëruar nga Qeveria e Serbisë.