Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Protestë në Graçanicë lidhur me punësimin e personave të afërt me Listën Serbe

Banorë të pakënaqur nga komuna e Graçanicës, afër Prishtinës, për të dytën ditë me radhë kanë protestuar para institucioneve shëndetësore, që funksionojnë në sistemin e Serbisë, për shkak të “punësimeve partiake dhe familjare”, duke kërkuar anulimin e konkurseve dhe rishikimin e tyre.

04/04/2025
in Lajme
Reading Time: 5 mins read
Protestë në Graçanicë lidhur me punësimin e personave të afërt me Listën Serbe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bëhet fjalë kryesisht për pozitat që janë shpallur nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë në fund të janarit, të cilat Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – i ka përmendur edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, shkruan REL, transmeton Qendra.Info

Duke theksuar se Lista Serbe është e vetmja parti që ka mbështetjen e shtetit serb, kryetari i saj, Zllatan Elek, ka deklaruar gjatë fushatës zgjedhore se “në të kaluarën, shteti i Serbisë ka siguruar një numër të madh të vendeve të punës dhe kjo është një nga mënyrat për të mbijetuar [në Kosovë]”.

Por, disa banorë të Graçanicës tani po pretendojnë se vendet e punës i kanë fituar ekskluzivisht personat e afërt me Listën Serbe, duke theksuar se përfaqësuesit lokalë u kishim premtuar vende pune “deri në momentin e fundit”, dhe se disa nga ata që janë punësuar, as që jetojnë në Kosovë.

Përndryshe, disa drejtues të institucioneve shëndetësore në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë anëtarë të Listës Serbe. Për shembull, kryetari i kësaj partie, Zllatan Elek, është drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviq, ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë protestës të mbajtur më 4 prill para Qendrës Shëndetësore në Uglar, në komunën e Graçanicës, disa nga qytetarët e pakënaqur u shprehën se kishin votuar për Partinë Progresive Serbe në zgjedhjet në Serbi dhe se tani shteti serb duhej t’i “mbrojë”.

“Ne të gjithë kemi votuar për presidentin tonë [presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq] dhe për Partinë Progresive Serbe. Mos lejoni që ata [Lista Serbe] të thonë se këta janë njerëz që kanë votuar kundër shtetit tonë… Presidenti ynë është Aleksandar Vuçiq, por për fat të keq ai po keqinformohet. E vërteta nuk po arrijnë tek ai”, tha Momo Jovanoviq, i cili mori pjesë në protestë.

Ai pohoi djalin e tij, i cili ka një kontratë pune me honorar, punëdhënësi e kishte “urdhëruar” në mesin e muajit mars që të shkonte në Parkun Pionier në Beograd, ku gjendet kampi i studentëve që po kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve në Serbi nga studentët protestues. Radio Evropa e Lirë më 14 mars kishte raportuar për serbë nga Kosova që “jepnin mbështetje” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në mesin e tyre u identifikuan edhe përfaqësues të Listës Serbe.

Një ditë më parë, para Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, disa qytetarë të pakënaqur thanë se ata “e mbështesin Vuçiqin dhe shtetin e Serbisë”, por se nuk mund të “durojnë më” politikanët lokalë.

Ndër ta ishte edhe Sanja Aksiq, e cila tha se nuk është pranuar në punë sepse Ministria për Komunitete dhe Kthim e Kosovës po i ndërton një shtëpi. Në krye të kësaj ministrie, gjatë dy vjetëve të fundit, është Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi një mandat në Kuvendin e Kosovës. Nëntë mandatet e tjera, të rezervuara për komunitetin serb, i mori Lista Serbe.

“Kjo është pafytyrësi”, tha Aksiq, duke theksuar se është nënë vetëushqyese.

Çfarë thonë autoritetet?

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviq, tha se e kupton pakënaqësinë e qytetarëve, por se është e pamundur të pranohen në punë të gjithë të interesuarit.

“Qendra Shëndetësore në Graçanicë ka shpallur konkurs për 52 vende pune, për staf mjekësor dhe jomjekësor. Te ne kanë aplikuar 750 persona, dhe do të pranohen 52. Ajo që dua të theksoj është se e kuptoj pakënaqësinë, por nuk kemi mundësi të pranojmë një numër më të madh njerëzish”, tha ajo, duke shtuar se tani është afati i ankesave, të cilin mund ta shfrytëzojnë qytetarët e pakënaqur dhe të dorëzojnë vërejtjet e tyre.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të komentuar akuzat për punësim partiak, Dimitrijeviq tha:

“Unë vërtet nuk mund të përgjigjem lidhur me këtë pyetje. Është formuar një komision dhe unë kam marr propozimin e këtij komisioni për kandidatët”.

Petar Gjorgjeviq nga Graçanica theksoi se numri i njerëzve që morën pjesë në protestë të premten ishte dukshëm më i vogël, pasi gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes ka pasur ” kërcënime”. Ai nuk sqaroi saktësisht kush ka kërcënuar pjesëmarrësit e protestës apo ka bërë presion ndaj tyre.

“Unë i paralajmëroj të gjithë pjesëmarrësit e protestës që të dokumentojnë të gjitha kërcënimet që marrin përmes mesazheve zanore ose tekstuale dhe t’ia dorëzojnë ato policisë”, tha ai.

Ai gjithashtu paraqiti kërkesat e qytetarëve të pakënaqur, të cilat janë: të publikohet lista e punonjësve të pranuar dhe raporti i komisionit, të anulohet konkursi dhe të formohet një komision i ri dhe të pavarur, si dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore të japin dorëheqjen.

Gjorgjeviq njoftoi se protestat do të vazhdojnë, por theksoi se do të merret parasysh siguria e pjesëmarrësve.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Listës Serbe me kërkesën për të komentuar akuzat e qytetarëve për punësim partiak dhe presionet ndaj të cilëve ata ishin nënshtruar, por deri në publikimin e kësaj lajmi, nga ky subjekt politik nuk janë përgjigjur. As Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë, e cila është përgjegjëse për institucionet shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë, nuk ka dhënë përgjigje.

Përveç në Graçanicë, konkursi për vendet e punës në sektorin e shëndetësisë ishte hapur edhe në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Fushë, dhe në institucione të tjera që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Gjithashtu, Serbia ka premtuar ndihmë financiare për të papunët, duke ofruar mbështetje për 5.000 persona në shumën prej 20.000 dinarësh (rreth 170 euro), e cila u bë publike vitin e kaluar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Disa nga protestuesit në Graçanicë thanë se Lista Serbe ka përgatitur listat edhe për këtë lloj ndihme, duke shtuar se në to janë përfshirë “persona të përshtatshëm”.

Ndihma për serbët në Kosovë është paraparë përmes një vendimi të Qeverisë së Serbisë, që u ndërmor pas njoftimit të Vuçiqit shtatorin e vitit të kaluar, pas mbylljes së institucioneve në Kosovë, që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

Related

Previous Post

Trump “fik” edhe kriptomonedhat, Bitcoin bie me 20% të vlerës, në Shqipëri ka 50 mijë invesitorë

Next Post

Kërquki: Prej vitit 99′ kemi tarifë ndaj SHBA’së, është e turpshme që s’është hequr

Next Post
Kërquki: Prej vitit 99′ kemi tarifë ndaj SHBA’së, është e turpshme që s’është hequr

Kërquki: Prej vitit 99′ kemi tarifë ndaj SHBA’së, është e turpshme që s’është hequr

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

15/06/2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

15/06/2025
Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

15/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

15/06/2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info