Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pse u mbyll Ura e Ibrit dhe çfarë synohej përtej?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/08/2025
in Lajme
0
Pse u mbyll Ura e Ibrit dhe çfarë synohej përtej?
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

24 qershori 1999 shënon ditën kur mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë u vendosën telat me xhemba. Nga ajo ditë ura s’u hap kurrë më.

Këtë lëvizje e bënë forcat franceze të NATO-s të cilat ishin vendosur në pjesën veriore të vendit.

 

“Urat me tri këmbë”, është dokumentari i transmetuar në emisionin MAT në Klan Kosova kushtuar mbylljes së urës, Mitrovicës dhe idesë së ndarjes së Kosovës prej aty.

Bindjet janë të ndryshme në Kosovë se pse u ndërmor hapi për mbylljen e urës.

 

“Kjo ishte bërë me një qëllim të qartë politik, në emër të sigurisë së serbëve që ndodheshin në veriun e saj. Serbia synonte që ta mbante nën kontroll pjesën veriore dhe kur te vjen puna në negociatat e statusit final të tentojë ta shkëpusë këtë pjesë nga Kosova”, vlerëson analisti politil, Arbnor Sadiku.

“Ndarja në atë kohë – është tepër e vështirë për qytetarët e ri të shtetit të Kosovës ta kuptojnë – ishte tepër e nevojshme”, shprehet gazetari serb, Branislav Kërstiq.

Visar Ymeri, nga instituti “Musine Kokalari”, thekson se mbyllja e urës ishte “ka qenë një zgjidhje praktike e një momenti të caktuar që të shmanget tensionimi”.

Dhe idetë se bëhej fjalë për një plan ndarjeje i hedh poshtë ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

 

“Ideja nuk ishte ndarje e Kosovës. Nuk ishte për të ndarë Kosovën. Larg asaj. E dini, qëllimi i NATO-s ishte Kosova brenda kufijve të saj administrativë si një vend multietnik, por që të ofrojë njëfarë sigurie të paktën për popullatën në veri deri në momentin kur gjërat të zgjidhen dhe, natyrisht, Kosova mund të lëvizë përpara”.

Related

Previous Post

DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore shqiptare, Ambasada Amerikane: Janë individë që shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin

Next Post

Arrestohet në Itali një ukrainas për sulmet ndaj gazsjellësit “Nord Stream”

Next Post
Arrestohet në Itali një ukrainas për sulmet ndaj gazsjellësit “Nord Stream”

Arrestohet në Itali një ukrainas për sulmet ndaj gazsjellësit “Nord Stream”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.