Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Publikohen fotografitë e tre viktimave të aksidentit në Luksemburg, janë kosovarë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/09/2025
in Lajme
0
Publikohen fotografitë e tre viktimave të aksidentit në Luksemburg, janë kosovarë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë shqiptarë të Kosovës.

Kështu ka treguar për Klankosova.tv komshiu i familjarëve të të ndjerëve, Rezart Dini, i cili me lejen e familjarëve ka rrëfyer detajet e këtij aksidenti që mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj – këta dy të fundit vëllezër, nga Isniqi i Deçanit, transmeton Periskopi

Ai ka treguar se tre të rinjtë ishin rrugës për në qytet për ta festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt.

Tutje, Dini ka thënë se policia po vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit i cili ka tronditur mbarë vendin.

“Janë përplasur me një kamion, dhe nga flakët janë djegur së gjalli. Trupat nuk njihen më. Janë ndarë në disa pjesë. Nuk ka pasur shenja frenimi. Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes”, ka thënë Rezart Dini.

Lajmi për vdekjen e tre të rinjve tashmë është publikuar edhe nga familjarët, duke treguar se ata humbën jetën në mënyrë tragjike.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg, aksidentalisht humbën jetën tre engjëj, Uka dhe Ujkani, dhe Edonik Kastrati. Allahu ju shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar daja i vëllezërve Bajraktaraj në Facebook.

Ndryshe, shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.

Kështu kanë raportuar mediat në Luksemburg.

Një numër i madh ekipesh emergjence u mobilizuan, përfshirë disa autoambulanca, zjarrfikës nga zonat përreth, një helikopter shpëtimi ajror dhe një mjek urgjence. Njësia për mbështetje psikologjike e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (CGDIS) ishte gjithashtu e pranishme.

Related

Previous Post

“THE END” – Gjyqtarët e Speciales caktojnë datat, në fund të dhjetorit pritet përfundimi i gjykimit në Hagë

Next Post

Arrestohet i kërkuari për fajde, i dënuar me 2 vite e gjysmë burg

Next Post
Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

Arrestohet i kërkuari për fajde, i dënuar me 2 vite e gjysmë burg

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.