Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pushteti ‘çele guri gojën’ pas deklaratave të amerikanëve që ‘lëkundën’ Hagën

Dëshmitë e fuqishme të ish-diplomatit James Rubin dhe të ish-këshilltarit ligjor të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, janë përhapur nëpër mediat vendore e botërore, ku me këtë rast procesi gjyqësor po merr një kthesë të madhe, shkruan Gazeta Metro.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
18/09/2025
in Lajme
0
Pushteti ‘çele guri gojën’ pas deklaratave të amerikanëve që ‘lëkundën’ Hagën
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E për këto dëshmi Qeveria Kurti dhe Presidentja Osmani deri më tani nuk nxorën zë. Ndonëse kjo çështje ka tërhequr vëmendjen nga politika, ani pse partitë politike po prezantojnë kandidatët dhe ofertat e tyre nëpër komunat e Kosovës, tema kryesore në vend vazhdon të mbetet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përderisa Amerika e shpalli të ‘padëshiruar’ Kryeministrin e vendit Albin Kurti, të njëjtën periudhë amerikanët zbarkuan në Holandë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët.

Edhe pse shtetit ton i përket barra më e madhe në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe luftës së lavdishme, përball fakteve që amerikanët ua hodhën për fytyre gjyqtarëve të Speciales, këta tanët vendosën të zgjedhin heshtjen.

Madje edhe Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, që nga fillimi i procesit beson në pastërtinë e UÇK-sè dhe kërkon drejtësi për çlirimtarët.

“Drejtësi pra, vetëm drejtësi , asgjë më shumë se sa drejtësi, e asgjë tjetër përveç drejtësisë për Kosovën dhe Çlirimtarët”, kishte deklaruar Rama.

Zëra kishte edhe nga Maqedonia që zgjodhën ta përqafonin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën duke ngritur gishtin në drejtim të padrejtësive dhe ‘luftës’ së egër që po bëhet tash e pesë vite ndaj Thaçit e të tjerëve me mbajtjen e tyre në Hagë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti  shprehet se e vërteta del në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan në Hagë.

“Lufta jonë për pragun e shtëpisë ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi,Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse”, deklaron Ahmeti.

Por për rëndësinë e dëshmisë kanë dhënë qëndrimin e tyre edhe njohësit e çështjeve juridike ku kanë bërë me dije se dëshmia e ish-zyrtarit të lartë amerikanë James Rubin ka bërë në kthesë të madhe në proces.

Arsim Bajrami u shpreh se Rubin rrëzoi konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të ashtuquajturën “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

“Kjo dëshmi ishte historike, sepse përbënte një rrëfim autentik të Rubin dhe të qeverisë amerikane mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me argumente të fuqishme dhe të pa kundërshtueshme, Rubin rrëzoi konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të ashtuquajturën “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Gjatë tri ditëve të dëshmisë së tij, Rubin tregoi në mënyrë autentike rolin e Presidentit Hashim Thaçi në ndërtimin e paqes dhe krijimin e partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet perëndimore”, tha Bajrami.

Edhe profesori Blerim Latifi e pa si një moment të rëndësishëm dëshminë e hollësishme të ish-zyrtarit amerikan, i cili foli për pastërtinë e Hashim Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK-së.

“James Rubin, i cili sot dëshmoi fuqishëm në mbrojtje të UÇK-së, është njëri ndër hebrenjtë e shumtë që kanë lanë gjurmë në historinë e lirisë së Kosovës”, shkroi Latifi.

Pas dëshmisë së gjatë të James Rubin për lidhjet e Hashim Thaçit dhe UÇK-së me administratën e atëhershme amerikane, gazetari Valon Syla krijojë shkurtimisht një përmbledhje ku tha se  Kosova ka rënë në një gjendje ku më amerikanët as nuk flasin me qeverinë e sotme.

Dëshmia e Rubin gjatë së hënës hodhi dritë mbi bashkëpunimin e fortë të Thaçit me administratën amerikane, si dhe për rolin e tij në drejtimin e UÇK-së kah Perëndimi./gazetametro.net

 

Related

Previous Post

Sveçla thotë se municioni u gjet në pronën e “Gandit”, i dyshuari kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut

Next Post

Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Next Post
Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.