Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pushteti ia përpiu fjalët, Kurti opozitar kërkonte që kryeministri t’i frikësohet kryeprokurorit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/12/2025
in Lajme
0
Pushteti ia përpiu fjalët, Kurti opozitar kërkonte që kryeministri t’i frikësohet kryeprokurorit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Albin Kurti po e dëshmon qartë se është kundër Albin Kurtit të dikurshëm.

Qëndrimet e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, dikur të zëshme nga pozita e opozitarit, janë zhbërë një e nga një pasi u ul në karrigen e pushtetit.

Sistemin e drejtësisë që sot e sfidon dhe e shpërfill, dikur e shihte si mekanizëm frike për pushtetin.

“Jemi të interesuar që kryeministri i Republikës së Kosovës të ketë frikën e kryeprokurorit”, deklaronte Kurti në vitin 2014, ashtu siç kërkonte që pushteti të frikësohej edhe nga RTK-ja, e jo e kundërta, transmeton Klankosova.tv

Nga minuta 26:50, mund ta dëgjoni deklaratën e tij.

 

 

Por pushteti ia përpiu fjalët.

Në pozitën e shefit të qeverisë, i ndërroi krejt fjalët.

Kjo u dëshmua me refuzimet e njëpasnjëshme për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale si dëshmitar për skandalin e rezervave shtetërore, ku e akuzuar ishte vartësja e tij, ministrja Rozeta Hajdari, raporton Klankosova.tv

Në fillim të këtij viti, ai i sfidoi hapur prokurorët specialë, duke vënë në dyshim guximin e tyre për ta marrë në pyetje në objektin e qeverisë.

“Ja unë nuk i frikësohem prokurorisë hiç, unë i kam ftu me ardhë, po ata po tuten me ardhë. Unë ju thash, unë guxoj mos me ardhë, ta shohim a guxoni ju me ardhë.” – kishte deklaruar në Istogu Channel.

Frikën që para shumë vitesh e kërkonte për kryeministrin ndaj drejtësisë, e ka zëvendësuar me përçmim ndaj sistemit prokurorial./Klankosova.tv

Related

Previous Post

“Qeveri e turpit”, Gucati në varrimin e babait të Calit: Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet

Next Post

Eksperti i OSHP-së: Tenderi 1.1 milionë euro i Gjilanit ka kritere që kufizojnë konkurrencën

Next Post
Eksperti i OSHP-së: Tenderi 1.1 milionë euro i Gjilanit ka kritere që kufizojnë konkurrencën

Eksperti i OSHP-së: Tenderi 1.1 milionë euro i Gjilanit ka kritere që kufizojnë konkurrencën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.