Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Putini i hapur për dialog me Macronin, Parisi dhe Moska sinjalizojnë rikthim të diplomacisë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/12/2025
in Lajme
0
Putini i hapur për dialog me Macronin, Parisi dhe Moska sinjalizojnë rikthim të diplomacisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar dialogun me presidentin francez Emmanuel Macron, në një moment delikat për negociatat rreth luftës në Ukrainë dhe rolin e Evropës në procesin e paqes.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Macron deklaroi se, nëse ndërmjetësimi amerikan dështon, vendet evropiane duhet të flasin drejtpërdrejt me Moskën. “Putin është gati për dialog”, tha Peskov, duke nënvizuar hapjen e Kremlinit për një bisedë me homologun francez.

Edhe Pallati Elize ka konfirmuar se rikthimi i kontakteve me Moskën shihet si i dobishëm, teksa perspektiva e një armëpushimi dhe negociatave për paqe po bëhet më e qartë. Megjithatë, ende nuk ka një datë konkrete për një takim të mundshëm, ndërsa kushtet e dialogut pritet të përcaktohen në ditët në vijim.

Iniciativa e Macron vlerësohet si përpjekje për ta rikthyer Francën në qendër të diplomacisë evropiane mbi Ukrainën, në një kohë kur BE-ja synon një rol më aktiv dhe ekziston frika se një proces i dominuar vetëm nga SHBA-ja mund të anashkalojë interesat evropiane.

Megjithatë, kjo lëvizje është pritur me rezervë nga disa liderë evropianë, për shkak të rrezikut të krijimit të ndarjeve brenda BE-së. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse dialogu Paris–Moskë do të sjellë rezultate konkrete drejt paqes./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Blerta Deliu: Në Kosovë pushteti po sulmon mendimi ndryshe

Next Post

“Padrejtësi ulëritëse, me bekmin e Evropës dhe Amerikës”: Edi Rama vazhdon me kritika të ashpra për Gjykatën Speciale

Next Post
“Padrejtësi ulëritëse, me bekmin e Evropës dhe Amerikës”: Edi Rama vazhdon me kritika të ashpra për Gjykatën Speciale

“Padrejtësi ulëritëse, me bekmin e Evropës dhe Amerikës”: Edi Rama vazhdon me kritika të ashpra për Gjykatën Speciale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.