Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qe qysh ekzekutohet pagat për RTK-në pa u shkelur asnjë ligj, Hamza tregon yrrnekun ligjor nga përvoja në MF

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/11/2025
in Lajme
0
Qe qysh ekzekutohet pagat për RTK-në pa u shkelur asnjë ligj, Hamza tregon yrrnekun ligjor nga përvoja në MF
0
SHARES
68
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjidhjen ose bllokimin për pagat e RTK-së e ka Qeveria në detyrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ia ka vizatuar Kurtit dhe punëtorëve të RTK-së, se si shkohet deri te procedura për t’u ekzekutuar pagat e punëtorëve të RTK-së. Kjo sipas Hamzës, bëhet përmes procedurave ligjore, pa e shkelur asnjë ligj nga qeveria. Sipas Hamzës, që shërbeu shtatë vjet si Ministër i Financave, në Qeveri mund të ridestinohen 5% e buxhetit, në digastere ku ka teprica, dhe të dërgohen aty ku ka nevoja. Në këtë rast në RTK.

“Unë kam shërby në Ministri të Financave 7 vjet, sikur mos të kish pasë zgjidhje ligjore dhe mundësi financiare, për me u bë zgjidhje punëtorëve të RTK-së, jam i gatshëm me marrë përgjegjësi si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjidhja ligjore ekziston. 5% e totalit të ndarjeve buxhetore, në fundvit munden me u marrë aty ku ka teprica, me u ridestinu aty ku ka nevoja. Por, duhet me ekzistu vullneti. Juristat e bëjnë zgjidhjen ligjore, sepse ekziston ajo zgjidhje. Dhe do të realizoheshin pagat për RTK-në.” – ka thënë Hamza.

Të njejten zgjidhje e ka përmendur edhe ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj. Edhe sipas tij, ekziston mundësia ligjore që të ndahen paratë, nga qeveria. Pikërisht me formatin e 5%-shit të buxhetit.

IFJ thirrje Qeverisë së Kosovës: Lirojë fondet e parapara për RTK-në

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Radiotelevizionin e Kosovës, ku rreth 700 punonjës kanë mbetur pa paga për dy muaj rresht. Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-së, Anthony Bellanger, ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria e Kosovës dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“700 punonjës të RTK-së kanë kaluar dy muaj pa paga. Kjo është e papranueshme. Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe qeveria duhet të veprojnë urgjentisht për të siguruar që RTK të marrë buxhetin e saj. Ne qëndrojmë fort me kolegët tanë të RTK-së, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, dhe grevën e tyre të drejtë”, ka deklaruar Bellanger.

IFJ i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të lirojë fondet e parapara për transmetuesin publik, në mënyrë që punonjësve t’u mundësohet marrja e pagave dhe RTK të vazhdojë funksionimin normal.

Ndërkohë, punëtorët e RTK-së tashmë po grevojnë çdo ditë nga dy orë. Sindikata e RTK-së, ka paralajmëruar edhe pezullim të përcjelljes së ngjarjeve politike.

Related

Previous Post

PDK-ja zyrtarizon koalicionin me Eman Rrahmanin

Next Post

BE cakton 5 prioritete për paqen në Ukrainë: Von der Leyen shpalos kushtet bazë në Strasburg

Next Post
Von der Leyen: BE do të ndërpresë varësinë nga Kina për materialet kritike – paralajmëron planin “RESourceEU”

BE cakton 5 prioritete për paqen në Ukrainë: Von der Leyen shpalos kushtet bazë në Strasburg

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.