Madje, sipas tij ato është dashur të përgatiten më herët, sipas Bashës që vazhdoi me retorikën e narrativin ekstrem majtist si ‘baba’ se e gjithë kjo qenka në benefit të 99 % të popullit ku bizneseve iu referohen sikur një koncept jashtëtokësor, entitet i jashtëm. Nuk iu referohen si punëdhënës e taksapaguesit më të mëdhënj e kryesor në vend, thuajse nuk do të ketë fare efekt në 99 % e popullit që tashmë ua kanë shtrenjtuar çmimin e rrymës – strujën në Veri jo nejse.
“Kjo për të dalur bizneset është në krejt vendet e ndryshme dhe është një ligj që tash e tetë vite pritet që të implementohet. Bizneset që po dalin në treg të hapur i kanë mbi 1 miliard euro fitim në vit, nuk po them që kjo nuk mund të ndikojë pak në çmime, por megjithatë jemi duke folur për profit, jo për qarkullim. Mendoj që kjo ka qenë çështje kohësh, ka qenë që 8 vite. Mendoj që nuk i ka zënë krejt në befasi, se bizneset është dashur që të përgatiten pak më herët. Por megjithatë qeveria mendoj që duhet me gjetë iniciativa dhe është duke e bërë Ministria e Ekonomisë për t’i ndihmuar” – ka thënë ai sipas “EO”.
Theksojmë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përdori propagandën ekstreme majtiste ndaj bizneseve, para nisjes së kësaj proteste.
“Për të mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve të fuqishme në kurriz të 99 për qindëshit dhe të familjeve anë e mban Kosovës, ata po duan të bëjnë barrikada në hyrje te Prishtinës. Por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, i kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar që nuk do të lejojmë më të reja të vendosen” – ka thënë Kurti.