Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Qeveri stabile e progres në dialog”, Orav: Të mos testohen më kufijtë e Kushtetutës, të ruhet karakteri multi-etnik i Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/01/2026
in Lajme
0
“Qeveri stabile e progres në dialog”, Orav: Të mos testohen më kufijtë e Kushtetutës, të ruhet karakteri multi-etnik i Kosovës
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në një opinion të publikuar në “koha.net”, ka treguar pritjet e tij sa i përket rrugës përpara që ka Kosova dhe sfidat që e presin politikën kosovare.

Orav ka thënë se presin krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të dhjetorit duke qenë se Kosova s’ka luks edhe për një bllokadë tjetër, raporton Express.

“Besoj se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të mundësojnë konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile. Kosova nuk e ka luksin një viti tjetër të stagnimit”, ka thënë Orav.

Diplomati evropian gjithashtu ka kërkuar që të mos testohen më kufijtë e Kushtetutës së Kosovës, që të respektohet sundimi I ligjit, pavarësia e institucineve të drejtësisë dhe që të ruhet edhe karakteri multi-etnik i shtetit.

“Kufijtë e Kushtetutës së Kosovës u testuan mjaftueshëm gjatë vitit 2025 dhe nuk kanë nevojë të testohen më tej. Respektimi i sundimit të ligjit, pavarësia e institucioneve të drejtësisë—përfshirë Këshillin Prokurorial të Kosovës—dhe vazhdimi i reformave në drejtësi mbeten thelbësore për zhvillimin demokratik dhe të ardhmen evropiane të Kosovës. Po aq e rëndësishme është ruajtja e karakterit multietnik të Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, e bazuar në Planin e Ahtisaarit, e njeh Kosovën si shoqëri multietnike dhe ofron mbrojtje të fortë për të drejtat e komuniteteve joshumicë, qeverisje të decentralizuar dhe mekanizma për pjesëmarrje politike. Përqafimi dhe zbatimi i plotë i kësaj kornize kushtetuese është në interes të të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, është shprehur ai.

Orav ka shkruar ndër të tjera se Bashkimi Evropian ka nevojë për një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm, një partner të aftë për të zbatuar reformat dhe për të respektuar angazhimet që Kosova ka marrë ndaj BE-së, përfshirë ato në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përparimi në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit mbetet kyç për avancimin e të dyja vendeve në rrugët e tyre evropiane”, ka thënë Orav.

Related

Previous Post

Gabim fatal në restorant në Gjermani: Dhjetë mysafirë u heluman pasi u shërbye lëng pastrimi në vend të alkoolit

Next Post

PDK demanton Osmanin: KQZ ishte e gatshme për zgjedhje edhe me 21 dhjetor

Next Post
PDK demanton Osmanin: KQZ ishte e gatshme për zgjedhje edhe me 21 dhjetor

PDK demanton Osmanin: KQZ ishte e gatshme për zgjedhje edhe me 21 dhjetor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.