Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria e Kosovës ndan 626,400 euro për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 626,400 eurove për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Këto mjete janë të destinuara për mbështetje në fushën e arsimit dhe avokimit institucional të shqiptarëve në Luginë.

Valon Arifi by Valon Arifi
27/06/2025
in Lajme
0
Qeveria e Kosovës ndan 626,400 euro për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga ky fond janë përfituar 756 studentë shqiptarë nga 32 vendbanime, të cilët janë mbështetur përmes bursave. 407 prej tyre studiojnë në Prishtinë, 110 në Tiranë, ndërsa të tjerët në Shkup, Tetovë, Turqi dhe vende të Bashkimit Evropian. Studentët ndjekin 56 drejtime studimi në 17 qytete të ndryshme.

Në kuadër të këtij vendimi janë përfshirë edhe 97 fëmijë pa prindër ose me një prind, të cilët përfitojnë mbështetje direkte me qëllim adresimin e nevojave më urgjente sociale dhe arsimore.

Pjesë e fondeve do të shfrytëzohen për aktivitetet e lobimit dhe avokimit në nivel ndërkombëtar, me synim përfaqësimin më efektiv të çështjes së shqiptarëve të Luginës në instanca vendimmarrëse jashtë vendit.

Ky vendim paraqet një angazhim institucional të Republikës së Kosovës për mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme për shqiptarët përtej kufijve shtetërorë, në fushat kyçe të edukimit, përfaqësimit dhe barazisë qytetare.

Related

Previous Post

BE bën thirrje për qetësi në prag të festimeve të Vidovdanit – Reagon edhe për vendimin mbi flamurin serb

Next Post

‘Mos dyshoni në SHBA’ – Kryediplomati i teokracisë terroriste të Iranit pranon dëmet në bazat bërthamore

Next Post
‘Mos dyshoni në SHBA’ – Kryediplomati i teokracisë terroriste të Iranit pranon dëmet në bazat bërthamore

‘Mos dyshoni në SHBA’ – Kryediplomati i teokracisë terroriste të Iranit pranon dëmet në bazat bërthamore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.