Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria “Kurti” bleu mbi 1.3 milionë € vetura zyrtare në 6-mujorin e parë të këtij viti

14/08/2025
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
Qeveria “Kurti” bleu mbi 1.3 milionë € vetura zyrtare në 6-mujorin e parë të këtij viti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 1.3 milionë euro kanë shpenzuar vetëm disa Ministri të Qeverisë “Kurti” për blerjen e veturave zyrtare gjatë periudhës gjashtë mujore (janar-qershor 2025).

Ndonëse kjo Qeveri nuk ka mandat të plotë, pasi që që disa muaj udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, drejtuesit e dikastereve të ndryshme qeveritare nuk janë kursyer aspak sa i përket shpenzimit të buxhetit për blerje të veturave zyrtare.

Bazuar në raportin 6-mujor të buxhetit të këtij viti, këto Ministri kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme financiare në blerjen e veturave zyrtare:

Ministria për Kthim dhe Komunitete ka blerë 160,000 € vetura zyrtare

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka blerë 100,000 € vetura zyrtare

Ministria e Jashtme ka blerë 200,000 € vetura zyrtare

Ministria e Financave ka blerë430,000 € vetura zyrtare

Ministria e Bujqësisë ka blerë 54,000 € vetura për inspektoratin e AUV-së

Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës ka blerë 240,000 € vetura për terren dhe testimin e kandidatëve

Ministria e Brendshme ka blerë 100,000 € vetura zyrtare

Presidenca dhe Kuvendi blenë 332,000 € vetura zyrtare

Përpos shtatë Ministrive të Qeverisë në detyrë që kanë shpenzuar mbi 1.3 milionë euro në blerjen e veturave zyrtare, avazin të tillë të shpenzimeve nuk i kanë shpëtuar edhe dy institucionet më të larta të nivelit qendror: Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, të cilët kanë shpenzuar më shumë se 332 mijë euro, raporton portali “FrontOnline”, transmeton Periskopi.

Sipas raportit 6-mujor të buxhetit, Kuvendi i Kosovës në gjysmën e parë të këtij viti ka shpenzuar 212 mijë euro në blerjen e veturave zyrtare, ndërsa Zyra e Presidentes, Vjosa Osmani, ka shpenzuar 120 mijë euro vetura zyrtare për delegacione protokollare.

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 212 mijë euro për vetura zyrtare

Zyra e Presidentes ka shpenzuar 120 mijë euro për blerjen e veturave për delegacione

Deputeti Guri: 1.6 milionë € do të duhej të shpenzoheshin për zhvillim ekonomik e jo për luks

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i cili kritikon ashpër Qeverinë “Kurti” sa i përket shpenzimeve të luksit, thotë për FrontOnline se vetëm institucionet qendrore, disa Ministri, Kuvendi dhe Presidenca kanë shpenzuar hiç më pak se 1.6 milionë euro për blerjen e veturave zyrtare gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Guri i ka cilësuar këto shpenzime si të papranueshme në gjendjen aktuale të vendit.

“Këto shpenzime luksi, në kohë krize institucionale e sociale, tregojnë një kulturë qeverisjeje ku buxheti i shtetit shihet si mjet për rehati personale e jo si instrument për zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve’’, ka deklaruar Guri për FrontOnline.

Ai ka thënë se prioritetet e institucioneve duhet të jenë nevojat urgjente të qytetarëve.

“Në vend që të orientohen drejt nevojave urgjente si ulja e kostos së jetesës, krijimi i vendeve të punës apo përmirësimi i shërbimeve publike, institucionet po e shpërdorojnë paranë publike në komoditete të panevojshme’’, ka deklaruar Guri për FrontOnline.

Guri ka përfunduar se këto shifra do të duhej të nxisin llogaridhënie nëse do kishim demokraci fumksionale

“Në një demokraci funksionale, këto shifra do të sillnin auditime urgjente e llogaridhënie’’, përfundoi Guri

Gashi: Rreth 1.6 milionë € për vetura luksoze, abuzim me besimin publik

Kenan Gashi, përfaqësues i shoqërisë civile ka reaguar ndaj shpenzimeve të Presidencës, Kuvendit dhe disa ministrive për blerjen e veturave zyrtare, që sipas raportit gjashtëmujor të buxhetit kapin vlerën mbi 1.6 milionë euro. Gashi i ka cilësuar këto shpenzime si një shembull flagrant të shkëputjes së pushtetit nga realiteti i qytetarëve.

“Edhe nëse një pjesë e këtyre blerjeve mund të arsyetohet për nevoja të caktuara në terren, fakti që Kuvendi i Kosovës dhe Zyra e Presidentes shpenzojnë qindra mijëra euro për vetura luksoze, në një kohë kur vendi nuk ka institucione të zgjedhura me mandat të plotë, është skandal politik dhe moral’’, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se Kuvendi pothuajse nuk funksionon, vendimmarrja është e bllokuar, ndërsa Presidenca nuk ofron transparencë të mjaftueshme mbi justifikimin e këtyre shpenzimeve. Sipas tij, në vend që institucionet të tregojnë përgjegjësi dhe të kursejnë, ato zgjedhin të përdorin buxhetin e taksapaguesve për privilegjet e tyre, duke e trajtuar paranë publike si pronë private.

‘’ Kuvendi pothuajse nuk funksionon, vendimmarrja është e bllokuar, ndërsa Presidenca nuk ofron transparencë të mjaftueshme mbi justifikimin e këtyre shpenzimeve. Në vend që të kursejnë dhe të tregojnë përgjegjësi, këto institucione zgjedhin të shpenzojnë buxhetin e taksapaguesve për privilegjet e tyre, duke e trajtuar paranë publike sikur të ishte pronë private’’, tha ai.

Gashi tha se çdo euro e shpenzuar në luks kur qytetarët përballen me vështirësi ekonomike është abuzim me besimin publik

“Çdo euro e shpenzuar në luks, ndërkohë që qytetarët përballen me çmime të larta, papunësi dhe shërbime publike të dobëta, është abuzim me besimin publik’’, përfundoi Gashi.

Profesori Misini: Rreth 1.6 milionë € për blerjen e veturave janë shpenzime marramendëse

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini ka komentuar shpenzimet mbi 1.6 milionë euro për blerjen e veturave nga institucionet qendrore, duke theksuar se ato nuk kanë lidhje me rezultatet e arritura dhe se shfrytëzohen për kërkesa personale

‘’ Para së gjithash janë shpenzime që nuk korrespodojnë me rezultatet e tyre për shkak se ata nuk janë në mandat, dhe ato i shfrytëzojnë për kërkesa të tyre personale’’, tha Misini.

Sipas tij, këto shpenzime janë bërë nga persona që nuk janë në mandat dhe janë në pozita të ushtruesve të detyrës, në një periudhë kur vendi nuk ka institucione funksionale. Ai vlerëson se nuk ka pasur as veprimtari e as rezultate që të justifikojnë këto kosto, duke i cilësuar ato si marramendëse, të pajustifikueshme dhe pa legjitimitet

‘’Janë marramendëse sepse ata janë ushtrues detyre as nuk ka institucione. Ska pas as veprimtari as rezultat dhe janë shpenzime mbi 1,6 milionë euro ,cfarë detyre kanë pasur. Shpenzimet janë marramendëse, pa rezultate e pa legjitimitet’’, deklaroi profesori i ekonomisë./Periskopi/

Related

Previous Post

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

Next Post

Melania Trump kërcënon të padisë djalin e Bidenit me 1 miliard dollarë

Next Post
Melania Trump kërcënon të padisë djalin e Bidenit me 1 miliard dollarë

Melania Trump kërcënon të padisë djalin e Bidenit me 1 miliard dollarë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Pasivizohen 200 adresa në Preshevë e Bujanoc brenda 7 muajve, Lutfiu: Ky është spastrim i pastër etnik

Pasivizohen 200 adresa në Preshevë e Bujanoc brenda 7 muajve, Lutfiu: Ky është spastrim i pastër etnik

14/08/2025
NISMA për Kryeqytetin prezanton listën zgjedhore: 70% rini dhe afro 50% gra

NISMA për Kryeqytetin prezanton listën zgjedhore: 70% rini dhe afro 50% gra

14/08/2025
The Telegraph zbardh prapaskenat: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës në këmbim të paqes në Ukrainë

The Telegraph zbardh prapaskenat: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës në këmbim të paqes në Ukrainë

14/08/2025
Melania Trump kërcënon të padisë djalin e Bidenit me 1 miliard dollarë

Melania Trump kërcënon të padisë djalin e Bidenit me 1 miliard dollarë

14/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Pasivizohen 200 adresa në Preshevë e Bujanoc brenda 7 muajve, Lutfiu: Ky është spastrim i pastër etnik

Pasivizohen 200 adresa në Preshevë e Bujanoc brenda 7 muajve, Lutfiu: Ky është spastrim i pastër etnik

14/08/2025
NISMA për Kryeqytetin prezanton listën zgjedhore: 70% rini dhe afro 50% gra

NISMA për Kryeqytetin prezanton listën zgjedhore: 70% rini dhe afro 50% gra

14/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info