Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpërblyer kompaninë “S.I.G.” me tenderin e sigurimit me vlerë mbi 1.1 milionë Euro për 6 muaj.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpërblyer kompaninë “S.I.G.” me tenderin për sigurimin fizik të klinikave. Tenderi kap shumën prej 1,138,507 Euro me kohëzgjatje për 6 muaj.
Kjo kontratë është nënshkruar nga Zyrtari përgjegjës i prokurimit të QKUK-së Zenel Kuqi, ud.drejtori i QKUK-së Mentor Zejnullahu dhe drejtori i operatorit ekonomik Ferid Berisha.
Kontrata është nënshkruar pas procesit të tenderimit me procedurë emergjente.
QKUK për disa ditë radhazi mbeti pa sigurim fizik meqë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ia anuloi një kontratë paraprake. Edhe kjo kontratë kishte qenë me procedurë emergjente.
Më pas punëtorët e sigurimit refuzuan të punonin dhe hyn në grevë duke kërkuar rikthimin në punë përmes kompanisë së sigurimit.
Shumë shkurt para se të nënshkruhej kjo kontratë, ish-ud.drejtori Osman Hajdari u lirua nga pozita e tij. Në vend të tij drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi, e emëroi Mentor Zejnullahun i cili e qiti firmën e tij në kontratën e sigurimit.