Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qumështarët paralajmërojnë: Të ndalohet shtrenjtimi i rrymës ose do të rrisim çmimet

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë dhe të ndalohet shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Valon Arifi by Valon Arifi
23/03/2025
in Lajme
0
Qumështarët paralajmërojnë: Të ndalohet shtrenjtimi i rrymës ose do të rrisim çmimet
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata ka thënë se shtrenjtimi do ta dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit.
Përfaqësuesit e shoqatës kanë thënë se po përballen me kosto të larta për ambalazh, pagat e punëtorëve dhe shpenzime tjera operative.

Nga prilli pritet të ketë shtrenjtim të rrymës për 15 për qind.

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill, ka ngjallur reagime të shumta.

“Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë,” thuhet në reagimin e Shoqatës.

“Industria e qumështit në Kosovë ka qenë ndër sektorët më të goditur nga rritja e kostove të prodhimit dhe kërkon nga institucionet që të parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të shtrenjtimit të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte bazike ushqimore”./periskopi

Related

Previous Post

Prania ushtarake në Kosovë nuk është barrë e madhe për buxhetin e SHBA’së, thotë Shea

Next Post

Demo Berisha pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Popullin e Shtetin të Aleksadar Vuqiqit

Next Post
Demo Berisha pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Popullin e Shtetin të Aleksadar Vuqiqit

Demo Berisha pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Popullin e Shtetin të Aleksadar Vuqiqit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.