Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave të fundvitit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
13/12/2025
in Lajme
0
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave të fundvitit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Festat e fundvitit sjellin atmosferë festive, por për shumë familje kjo periudhë shoqërohet edhe me sfida financiare. Ndërsa përgatitjet për festat shtohen, qytetarët vërejnë rritje të dukshme të çmimeve të shumë produkteve, duke e bërë këtë sezon më të rëndë për buxhetin familjar.

“Sigurisht që në çdo festë rriten çmimet. Gjithkund në botë ka ulje, por te ne shpesh shtrenjtohen. Ishalla mblidhen mend e rregullohen”, thotë një qytetar.

“Më keq nuk ka ku shkon, po vërehen shumë. S’ka më lirë, veç nëse gjen diçka të prishur”, shton një tjetër, raporton televizioni publik.

Qytetarët kërkojnë stabilizim të çmimeve, sidomos të produkteve bazike.

“Janë rrit pak, por ndoshta edhe kushtet ekonomike nuk janë shumë të mira. Varet edhe nga importi, se kemi pak prodhim vendor. Thirrja ime është që çmimet të jenë më stabile, sidomos ato elementare”, thotë një qytetar tjetër.

Nga ana tjetër, tregtarët shumica prej tyre prapa kamerave e arsyetojnë rritjen e çmimeve me rritjen e kërkesës dhe kostot e furnizimit. Disa pranojnë se këtë vit çmimet janë më të larta se vitin e kaluar, por mohojnë që në prag të festave të ketë keqpërdorim apo rritje të qëllimshme të çmimeve.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë, ndër to edhe atyre bazike sikurse qumështi, djathi dhe vezët me 10,5%. /rtk

Related

Previous Post

Goditet banda shqiptare në Spanjë: 210 mijë € energji e vjedhur për “shtëpitë e barit”, 9 të arrestuar

Next Post

Aksidenti tragjik: Humb jetën drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe mikesha e saj

Next Post
Aksidenti tragjik: Humb jetën drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe mikesha e saj

Aksidenti tragjik: Humb jetën drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe mikesha e saj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.