Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qytetarët komentojnë zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar: Person i gabuar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/08/2025
in Lajme
0
Qytetarët komentojnë zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar: Person i gabuar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“T’ia shohësh CV-në e tij, ai kishte të kryer disa shkolla në Amerikë, në Angli”, “Është person i paqëlluar”, shprehen qytetarët e Kosovës lidhur me zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit. Ata kanë mendime të ndryshme nëse Basha është zgjidhja e duhur për të udhëhequr kuvendin.

Bajram Shalaku thotë se Dimal Basha është zgjedhja e duhur dhe e domosdoshme. Sipas tij, Basha ka përgatitjen e duhur akademike për të qenë në këtë pozitë.

Ndryshe nga Shalaku, qytetari Hakif Hajdini thotë se zgjedhja e Dimal Bashës ka qenë shumë e paqëlluar, pasi sipas tij, ai ka përdorur fjalor të ashpër në të kaluarën.

Besa kur është zgjedhur një fanellë e kemi shqyer, thotë Ardian Krasniqi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pas katër muajve bllokadë. Porse, sipas tij këtë post e ka marrë njeriu i gabuar, derisa iu referohet Dimal Bashës, raporton KosovaPress.

Ai përmend raportimin e mediave se kryeparlamentari Dimal Basha ka marrë pjesë në një punim shkencor, ku ndër të tjera shkruhet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, qytetari Mirsad Krasniqi thotë se duhet dhënë një shans Bashës. Krahas kësaj, sipas tij nëse dalin të vërteta lajmet se ai ka shkruar kundër UCK-së, nuk ka çfarë të kërkon në kuvend.

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryeparlamentar, mediat raportuan për një punim shkencor të vitit 2012, që mban emrin e tij si bashkautor, për çka thuhet se përmban shkrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas kësaj, pati shumë reagime nga subjektet e tjera politike dhe organizatat e dala nga lufta. Organizata e Veteranëve të UÇK-së kërkoi shkarkimin e Bashës. Madje edhe deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, shprehu keqardhje për votën e tij për Bashën, duke thënë se nuk kishte ditur për ekzistencën e këtij punimi dhe se, sikur të kishte qenë i informuar, nuk do të kishte votuar pro.

Në përgjigje ndaj kritikave, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se në hulumtimin që ka bërë në vitin 2012 nuk ka shkruar asnjë shkronjë sa i përket Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Basha tha se ka përgjegjësi vetëm, siç u shpreh ai, për temën që lidhet me islamin fundamentalist në Kosovë.
Më 26 gusht, 73 vota pro, 30 kundër dhe tre abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën kryetarin e ri të Kuvendit, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.Dimal Basha, i lindur në vitin 1979 në Prishtinë – jeton në Ferizaj, është zgjedhur tri herë deputet i Kuvendit të Kosovës. Më parë ka qenë anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacionin, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.
Sipas biografisë të publikuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në Nju Jork, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.” Aty shkruan se Basha gjithashtu ka përfunduar studimet master në marrëdhënie ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në Nju Jork. E sa kishte qenë nxënës në Kosovë, ai kishte pranuar se kishte mbetur në provim në lëndën e biologjisë.

Related

Previous Post

“Kryeministri Kurti nderon jetën dhe veprën e veprimtarit Ilmi Ramadani”

Next Post

“Kushtetuta e Kosovës në rrezik? Kica Xhelili kritikon VV-në dhe qeverinë Kurti”

Next Post
“Kushtetuta e Kosovës në rrezik? Kica Xhelili kritikon VV-në dhe qeverinë Kurti”

“Kushtetuta e Kosovës në rrezik? Kica Xhelili kritikon VV-në dhe qeverinë Kurti”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.