Manchester, 2 tetor 2025 — Një sulm i tmerrshëm ka tronditur qytetin britanik të Manchesterit, ku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një sulmi me veturë dhe me thikë në një sinagogë lokale, konfirmoi policia.
Ngjarja ndodhi të enjten dhe shkaktoi panik në zonë, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për ngjarjen. Forcat e rendit kanë bllokuar zonën përreth dhe janë në kërkim të autorit ose autorëve të sulmit.
Policia nuk ka dhënë ende detaje për motivin e sulmit, por e ka cilësuar ngjarjen si një incident të rëndë që kërkon hetim të menjëhershëm.
Qytetarë dhe komunitete lokale kanë shprehur tronditjen e tyre, ndërsa autoritetet britanike kanë bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim me hetuesit.