Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Kryeministri Edi Rama ka bërë një shaka që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Në një moment bisedimi me Presidentin francez Emmanuel Macron, Rama i referohet një gafë të ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ngatërroi Armeninë me Shqipërinë dhe përmendi një “marrëveshje paqeje mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit” – gjë që Shqipëria nuk e ka pasur.
“Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” tha Rama me humor, duke sjellë gaz dhe habi në sallë.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komentime nga qytetarët dhe mediave ndërkombëtare.