Sot, përfaqësues të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së kanë zhvilluar një takim me Kryetarin e Prishtinës dhe kandidatin e LDK-së për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama.
Në këtë takim, ata e falënderuan Ramën për mbështetjen e dhënë në protestën e kaluar dhe kërkuan që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht për protestën e paralajmëruar që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë.
Nga ana e tij, Përparim Rama ka dhënë zotimin dhe premtimin për të qëndruar pranë kërkesave të këtyre kategorive.
“Dera e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së është e hapur për të gjithë ata që nderojnë dhe vlerësojnë sakrificën e popullit tonë për liri, e në veçanti këto kategori”, thuhet në deklaratë.

