Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Ka plazhe ku i trajtojnë vizitorët si skllevër, sikur do hanë shkopin e çadrës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/09/2025
in Lajme
0
Rama: Ka plazhe ku i trajtojnë vizitorët si skllevër, sikur do hanë shkopin e çadrës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinj të përfshirë në sipërmarrje në fushën e turizmit në qytetin e Sarandës, është ndalur tek situata në plazhet e jugut, me theks të veçantë tek Ksamilit.

Ai e cilësoi këtë zonë si një “plazh të dhunuar”, duke vënë në dukje problematika që lidhen me menaxhimin, dendësinë dhe çmimet e vendosura nga operatorët privatë.

“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t’u pushtuar dhe pastaj për t’u sjellë me turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë,” -u shpreh Rama, raporton Euronews, transmeton Periskopi.

Sipas tij, çmimet e larta për shërbime që nuk justifikohen me cilësinë, si dhe mungesa e hapësirës së lirë në bregdet, po ndikojnë negativisht në përvojën e turistëve dhe imazhin e vendit si destinacion turistik.

“Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat, ku dendësia është e lidhur me stresin, me çmime të cilat vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptarë,” – shtoi ai.

Kryeministri theksoi nevojën për rishikimin e mënyrës së shfrytëzimit të vijës bregdetare dhe për ndërhyrje që synojnë rikthimin e një ekuilibri mes interesit publik dhe veprimtarisë private.

Related

Previous Post

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Next Post

Rama i ashpër me shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë: Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin plazhet e Shqipërisë

Next Post
Rama i ashpër me shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë: Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin plazhet e Shqipërisë

Rama i ashpër me shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë: Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin plazhet e Shqipërisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.