Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte pjesë e samitit të NATO-s, ku zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës. Ajo që deri dje ishte spekulim, tashmë është zyrtare: samiti i ardhshëm i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë. Ky është një zhvillim historik që e ngjit Shqipërinë në një nivel të ri të përfaqësimit euroatlantik dhe e konfirmon rolin e saj aktiv në sigurinë rajonale dhe globale.
Në të njëjtën ditë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i izoluar nga skena ndërkombëtare dhe me marrëdhënie gjithnjë e më të ftohta me aleatët perëndimorë, mori pjesë në një ekspozitë të organizuar në Prishtina Mall nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve te Serbis. Takimi i tij kryesor ishte me kryetarin e këtij Këshilli, Enkel Rexhepin, një pozitë që mbahet përmes një marrëveshjeje të ndarjes së mandatit mes partive, nga dy vjet për secilën – një model tipik i pazareve të brendshme politike.
Teksa një kryeministër sjell samitin më të madh të sigurisë në botë në kryeqytetin e vendit të tij, tjetri vazhdon me angazhime simbolike pa ndikim konkret, larg tavolinave ku merren vendimet strategjike për rajonin.
Ky kontrast i thellë nuk është më çështje perceptioni – por fakt i prekshëm. Një lider që ngjitet në skenën globale dhe një tjetër që fundoset në agjenda lokale, duke e çuar Kosovën gjithnjë e më shumë drejt vetëizolimit diplomatik.\Qendra.Info