Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Shfaqni në shkolla filmin “Adolescence”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këshilloi mësuesit që të shfaqin në shkolla serialin “Adoleshenca” për të kuptuar realitetin e ri ku rriten fëmijët e sotëm dhe rreziqet që ju kanosen

Valon Arifi by Valon Arifi
03/04/2025
in Lajme
0
Rama: Shfaqni në shkolla filmin “Adolescence”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Do t’ju sugjeroja që të shikon një film që ka dalë së fundmi që quhet “Adoleshenca”, ta ndanit me të tjerë dhe të bënim shfaqje filmi me nxënësit. Është një film që ka tronditur botën dhe flet për sfidat dhe sa larg jemi ne dhe sa pak kuptojmë ne kur na duket se kuptojmë shumë nga fëmijët tanë”.

Ai përsëriti se “Tik Tok” do të rihapet vetëm pasi kompania të ofrojë siguri për përdoruesit e mitur.

“Më vjen mirë që sot TikTok është mbyllur dhe që fëmijëve, nxënësve iu kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë shumë negative që i qëndronte mbi kokë 24/24. Përfitoj nga rasti ta përsëris për të gjithë dhe mirë është që mësuesit t’ia thonë prindërve, por edhe nxënësve që përpjekja për të instaluar TikTok, duke përdorur të ashtuquajtura VPN të lira që gjenden në internet është shumë e rrezikshme, sepse ato praktikisht e bëjnë telefonin të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda, kështu që prindërit duhet të jenë të vëmendshëm në këtë aspekt. Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë nëpërmjet AKSH dhe Ministrisë së Arsimit dhe kemi kërkuar nëse do të ketë akses në Shqipëri duhet që të na paraqesë një propozim të besueshëm për një numër të caktuar filtrash sigurie për fëmijët tanë dhe një program për të stimuluar mësimin për shkencën dhe matematikën që TikTok i ka në gamën e vet të shërbimeve. Duhet që të na garantojnë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme dhe kompania na ka premtuar se do të na e paraqes këtë propozim dhe çfarë ajo do na afrojë do të duhet që të ndahet edhe me mësuesit dhe me prindërit. Besoj se në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë në Shqipëri”.

Related

Previous Post

Arti shqiptar në zi! “Shuhet” Margarita Xhepa! Një ditë më parë festoi ditëlindjen

Next Post

Tarifat e Trumpit, një dhuratë për Xi Jinpingun?

Next Post
Tarifat e Trumpit, një dhuratë për Xi Jinpingun?

Tarifat e Trumpit, një dhuratë për Xi Jinpingun?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.