Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ramadani: Dëmtimi i vendpunishtes së urës për këmbësorë në Mitrovicë është cenim flagrant i sigurisë kombëtare

Enesa Veseli by Enesa Veseli
01/11/2025
in Lajme
0
Ramadani: Dëmtimi i vendpunishtes së urës për këmbësorë në Mitrovicë është cenim flagrant i sigurisë kombëtare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pas dëmtimit të vendpunishtes së urës për këmbësorë mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, duke e cilësuar incidentin si një cenim flagrant të sigurisë kombëtare.

Ramadani ka theksuar se ky rast tregon se infrastruktura kritike e sigurisë kombëtare mbetet e rrezikuar dhe se jo çdo gjë është nën kontroll, pavarësisht se ende nuk dihet shkaktari i incidentit.

“Dëmtimi i vendpunishtes së urës për këmbësorë në Mitrovicë është, pa dilemë, cenim i sigurisë kombëtare. Kjo pavarësisht shkaktarit,” ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Ramadani ka kujtuar se Kosova tashmë prej rreth 10 muajsh është pa qeveri funksionale, dhe se në këto kushte, sektori i sigurisë duhet të dëshmojë aftësi për mirëmbajtjen e stabilitetit.

Ai ka apeluar që politikanët të mos ndërhyjnë, por të lënë institucionet e sigurisë të kryejnë detyrat e tyre profesionale.

“Siguria kombëtare nuk bëhet nga foltoret e politikanëve, por nga sektori i sigurisë që kryen detyrat e veta,” ka theksuar Ramadani.

Hetimet për incidentin në urën e këmbësorëve në Mitrovicë janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione mbi autorët apo motivet e mundshme.

Related

Previous Post

Momente tensioni në lagjen Dardania: policia neutralizon një person të armatosur

Next Post

Oda Amerikane kritikon Qeverinë në detyrë: Vendimet e djeshme kanë pasoja afatgjata fiskale

Next Post
Oda Amerikane kritikon Qeverinë në detyrë: Vendimet e djeshme kanë pasoja afatgjata fiskale

Oda Amerikane kritikon Qeverinë në detyrë: Vendimet e djeshme kanë pasoja afatgjata fiskale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.