Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ramadani për vendimin e Osmanit: Hap gjigant drejt kaosit

Valon Arifi by Valon Arifi
05/08/2025
in Lajme
0
Ramadani për vendimin e Osmanit: Hap gjigant drejt kaosit
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr sot kërkesën që e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me konstituimin e Kuvendit, pas caktimit të Radomir Laban si gjyqtar raportues në këtë lëndë.

Ajo tha se Laban ka një veprimtari të rrezikshme në vitet 2018, 2021 dhe 2024 dhe se këto informacione zyrtare janë dorëzuar nga institucionet e sigurisë, shkruan Periskopi.

Vendimin e Osmanit, e quan ‘hap gjigant drejt kaosit’, ish-kryeinspektori i AKI’së Burim Ramadani.

Ramadani në një përgjigje për Periskopin tha se paraqitjen e Osmanit në konferencë për media ku foli për Laban e sheh si ”performancë patriotike si pjesë e mendësisë që çon Kosovën drejt kaosit”.

” Pavarësisht nëse përmbajtja e asaj që tha sot Presidentja është e saktë apo jo, thelbi që unë shoh është tek thellimi me hapa të mëdhenj në mosbesimin në institucione.

Kosova po futet në kaos institucional e politik, ndërsa nga pranvera e ardhshme mund të arrij edhe kaosit financiar.

Këtë po e mbushin çdo ditë e më shumë krerët e shtetit, që fuqishëm dëshmojnë mosbesim në institucione të drejtësisë, në ekonominë e tregut të lirë dhe në gjithçka tjetër.

Veç kujtojeni se Kryeministri refuzon të paraqitet në Prokurori dhe Presidentja refuzon ta dekretojë Kryeprokurorin tash e sa vjet”, u shpreh ai.

Related

Previous Post

Bima që ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet dhe shëron infeksionet

Next Post

Ardon Jashari transferohet te AC Milan

Next Post
Ardon Jashari transferohet te AC Milan

Ardon Jashari transferohet te AC Milan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.