Lladrovci ka thënë se sot, “gazetari i VOX Kosova, më ka thirre në telefon në ora 11:51, ku ka filluar të më tregojë për një audio incizim ku flitet për prona, me ç’rast, ka bërë disa pyetje rreth atij audio incizimi dhe dëgjohet zëri im duke folur me z. Labinot Halilaj, asamblist dhe biznesmen”, përcjell Periskopi.
Tutje, ai teksa publikuar pjesë nga audio incizimi ka thënë se aty flitet rreth pronës në rastin kur “plotësohen kushtet nga ofertuesi dhe cilat do të ishin përfitimet e mundshme, gjë të cilën e kam deklaruar publikisht edhe në Kuvend se jam i interesuar ta shtoj vlerën e pronës komunale dhe të krijohen përfitime për komunën e Drenasit”.
Lladrovci ka thënë se me këtë rast ka mbrojtur interesin publik të qytetarëve të Komunës së Drenasit ndërsa ka ftuar organet e rendit të ndjekin rastin dhe “autorët e këtyre metodave të presionit e shantazhit për përfitimin e pronave në rrugë të paligjshme”.