Prishtinë – Ramush Haradinaj ka rikujtuar ditën e 22 janarit 1998 si një moment historik për Kosovën, duke përkujtuar qëndresën heroike të familjes Jashari.
Në postimin e tij, Haradinaj shkruan se baci Shaban me djemtë Ademin e Hamzën, si dhe me nipë e mbesa, i rezistuan sulmeve të armikut në sulmin e dytë ndaj kësaj familjeje emblematike, duke forcuar vendosmërinë dhe rezistencën e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë.
“Ishte një akt heroik që ndryshoi historinë dhe përforcoi aspiratat e lirisë dhe të drejtësisë për gjithë kombin shqiptar,” thekson Haradinaj, duke shtuar: “Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!”
Ky kujtim rikthen në vëmendje sakrificën dhe guximin e familjes Jashari, simbol i qëndresës së shqiptarëve në luftën për çlirimin dhe sovranitetin e Kosovës./Qendra.INFO

